Shqipëria në Lojërat Islamike

525
Për herë të parë në histori, Shqipëria do të marrë pjesë këtë vit, në lojërat islamike. Si shtet anëtar i Konferencës Islamike që nga viti 1992, vendi ynë ka marrë ftesë në çdo vit që janë organizuar këto lojëra, por vetëm në 2017-ën Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka vendosur të marrë pjesë.

“Edhe ne si Komitet Olimpik kemi marrë miratimin nga Ministria e Jashtme dhe nga Ministria e Sportit. Pa e paragjykuar do të marrim pjesë në këto aktivitete duke dërguar sportistët tanë në mënyrë që t’i shërbejë bashkimit midis popujve, midis besimeve pavarësisht se sporti është jashtë politikave fetare”- tha Stavri Bello sekretar i përgjithshëm i KOKSH.

Në këtë vit këto lojëra do të organizohen në Baku të Azerbaxhanit nga 12 deri në 22 maj.
Sigal