Shqipëria në epokën dixhitale, zbuloni se në cilat vende do ju duhet bileta elektronike

547
Ministria e Kulturës ka vendosur që vizitat nëpër muze të bëhen përmes biletave elektronike.
Projekti përfshin të paktën tre muze dhe parqe arkeologjike në gjithë vendin me synimin që kjo të rrisë eficencën dhe lehtësitë për vizitorët. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Kulturës ky projekt është në fazë konkretizimi në disa prej atraksioneve kryesore turistike.
“Muzetë Kombëtar Krujë, Muzeu Ikonografik Berat dhe Parku Arkeologjik Apoloni janë pjesë e zbatimit të projektit për vendosjen e 5 biletarive elektronike. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar disa aktivitete në zbatim të këtij projekti lidhur me planvendosjet e strukturave, miratimin e tyre në strukturat përkatëse (KKR, KSHM)” thuhet në dokumentin e ministrisë që paraqet ecurinë për pjesën e parë të vitit.
Interesi në rritje
Interesi për disa nga “ozaet” kryesore kultuturore dhe të trashëgimisë në vend ka qenë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Kulturës tregojnë se institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturorë gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2017 (janar-prill) janë vizituar nga 79,109 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 27,998 në muzëtë kombëtarë, 25,020 në parqet arkeologjikë dhe 26,091 në monumente të kulturës.
Analiza krahasuese me të dhënave statistikorë në vitet 2016 dhë 2017 për periudhën janar -prill dëshmon së trendi i vizitueshmërisë ka shënuar rritje në vijimësi vit pas viti. Viti 2017 (4 mujori i parë) ka shënuar 21,077 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016
Sigal