Shqipëria midis varfërisë, globalizimit dhe bioteknologjisë

681
Xhulja Marashi
Ne midis tundimit për t’i arsimuar të gjithë, por nga institucione arsimore pa banka, dyer dhe dritare, shkolla që pikojnë sapo bie shi nga qielli deri tek institucione shumë të zhvilluara me të gjithë parametrat bashkëkohorë. Nga fëmijë që vuajnë për bukën e gojës, deri tek fëmijë me Ipad dhe Iphone e fundit në duar. Nga shoqëri të ndërtuara rishtas duke ecur orë të tëra me këmbë zbathur për të marrë disa dije dhe për të mësuar qofte edhe shkronjat e abetares, deri tek fëmijët e tjerë që shoqërohen për në shkollë me makinat e tipit të fundit. Nga koha kur mungonte tërësisht informacioni në ditët kur ky informacion fare mirë mund të këmbehet me një analog të nxënësit apo studentit nga Amerika, Kanadaja, Australia, Evropa në një kohë rekord për shkak të zhvillimit të internetit dhe teknologjisë kompjuterike.

A jemi ne të aftë si shoqëri të ndërtojmë modelin e duhur për të rritur dhe edukuar breza të vlefshëm për shoqërinë? 
Problemet e arsimit janë shumë evidente që nga mungesa e teksteve, ndryshimi i vazhdueshëm i literaturave shkollore, gabimet e mëdha në drejtshkrim etj, pse vijnë këto probleme?

Arsimi shqiptar po kalon krizën tjetër të radhës e cila është e madhe këtë herë në këndvështrimin tim, pasi ikën një pushtet dhe vjen një tjetër dhe ndryshimet e befta me sfond politik pa pasur një strategji të saktë, afatgjata, gjithëpërfshirëse me konotacion pozitiv për të përmirësuar cilësinë dhe jo për të rrëzuar një bastion e për të mbështetur një bastion tjetër sjell pështjellim të jashtëzakonshëm dhe aspak përmirësim siç po trumbetohet çdo ditë, nuk mund të ketë një sistem të saktë vlerash në arsimin shqiptar nëse nuk janë në unison deri diku gjithë grupet e interesit, nëse nuk vendosen rregulla te qarta e të prera në bazë të ligjit për të gjithë që të jenë të përshtatura mirë për tregun e punës e t’iu shërbejë më tepër shoqërisë sesa politikës, e pa u paragjykuar mbi baza partiake dhe klanore. Në këtë mënyrë nuk fuqizohet arsimi por ai dëmtohet sa herë ndërrohen karriget e pushtetit nga e majta në të djathtë dhe e kundërta. Problemet janë shumë evidente në tekste, mënyra si i serviren studentit shpesh herë mbi baza të interesit të ngushtë dhe vetjak, mungesë logjistike, laboratorësh, mungesa të theksuara në kodin e punës së pedagogut ku ai është i lirë të vendos se çfarë duhet të marrë dhe cilat dije duhet të transmetojë pedagogu, pa pasur mundësi studenti të kundërshtojë për shkak të mungesës së alternativës dhe mungesës së zgjedhjes së tekstit dhe llojit të literaturës bashkëkohore që i nevojitet atij. Mendoj se një ndër problemet kyçe që ju parashtroni dhe me të drejtë është dhe ky por duke pasur parasysh fluksin e madh të shtëpive botuese ekzistuese në vend si dhe politikave të cilat ndjek qeveria dhe përkatësisht Ministria e Arsimit mbi tekstet shkollore realisht është bërë një farë konfuziteti. Një pjesë e shkollave obligojnë nxënësit që të kenë tekstet e një shtëpie botuese kur ndërkohë një shkollë tjetër përdorin tekstet e një shtëpie tjetër botuese ose më keq autorizim individual i mësuesit ose pedagogut për të përdorur tekstet ose literaturën që atyre u intereson. Duke mos pasur një vijë lineare në mes teksteve shkollore, sigurisht që do hasim dhe probleme të ndryshme në drejtshkrim, në fjalor shkencor të lëndëve të ndryshme që nuk janë aspak të deshifruara dhe të sqaruara në mënyrë të saktë. Kjo situatë absolutisht dëmton dhe ndikon drejtpërsëdrejti tek nxënësit.
Sigal