Shqipëria lejon importin e mbetjeve të rrezikshme të botës, por ndalon eksportin e tyre

483
PA KOMENT/ Skandal i publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 181, datë 28 shtator 2016 
Ja VKM Nr. 665, datë 21. 09. 2016, “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 24, të ligjit nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 
KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 
1. Objektivi i këtij vendimi është i njëjtë me objektivin e Konventës së Roterdamit, të miratuar me ligjin nr. 10277, datë 13.5.2010, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Roterdamit “Mbi procedurën e njoftimit të pëlqimit paraprak për disa kimikate dhe produkte të rrezikshme për mbrojtjen e bimëve në tregtinë ndërkombëtare”. 
2. Ky vendim zbatohet për kimikatet industriale, pesticidet dhe biocidet, të cilat janë të ndaluara ose të kufizuara nga legjislacioni në fuqi për t’u prodhuar, për t’u vendosur në treg dhe për t’u përdorur, për arsye të rrezikut që paraqesin në shëndet dhe mjedis. 
3. Ky vendim nuk zbatohet për fushat e përcaktuara në pikën 7, të nenit 4, të ligjit nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”. 
4. Ky vendim përcakton masat administrative lidhur me: 
4.1 procedurën e njoftimit të eksportit të kimikateve të rrezikshme ndërmjet palëve dhe çdo shteti tjetër, si edhe listën e kimikateve dhe artikujve të rrezikshëm që i nënshtrohen njoftimit të eksportit; 
4.2 procedurën e Informimit të Pëlqimit Paraprak (PIC) për disa kimikate të rrezikshme dhe pesticide në tregtinë ndërkombëtare, si edhe listën e kimikateve dhe artikujve të rrezikshëm që i nënshtrohen Procedurës së Informimit të Pëlqimit Paraprak (PIC). 
5. Ky vendim përafron plotësisht Rregulloren (KE) nr. 649/2012 të Parlamentit dhe të Këshillit Evropian, të datës 4 korrik 2012, në lidhje me eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme, CELEX: 32012R0649 të kufizuara nga legjislacioni në fuqi për t’u prodhuar, për t’u vendosur në treg dhe për t’u përdorur, për arsye të rrezikut që paraqesin në shëndet dhe mjedis.
Sigal