Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

611
Shqipëria do të jetë i vetmi vend në rajon që nuk do të ketë një përjashtim të bizneseve të vogla nga TVSH. Greqia ka nivelin më të ulët të përfshirjes në TVSH prej 10 mijë eurosh, ndërsa në Serbi mbështetja e biznesve është më e madhe pasi në TVSH përfshihen vetëm ato që kalojnë xhiron vjetore prej 65 mijë eurosh në vit. Aktualisht në Shqipëri paguajnë TVSH ato biznese që tejkalojnë xhiron vjetore prej 5 milion lekësh të reja ose 36 mijë euro.
Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH do ta bënte Shqipërinë vendin e vetëm në rajon që nuk bën përjashtime dhe nuk jep mbështetje për këtë kategori biznesesh në një kohë që përbën rreth 70% të numrit total të biznesve që operojnë në vend.
Të gjitha vendet e rajonit kanë një nivel përjashtues për bizneset e vogla.
Maqedonia nuk aplikon TVSH për biznest që nuk kalojnë pragun e 15 mijë eurove në vit, Mali i Zi ka të përfshira bizneset me një xhiro vjetore prej 18 mijë euro, ndërsa Greqia bën përjashtim për ato subjekte që nuk kalojnë 10 mijë euro.
Serbia është vendi që ka nivelin më të lartë përjashtues në rajon. Bizneset që operojnë në këtë vend duhet të paguajnë TVSH vetëm nëse kalojnë xhiron vjetore prej 65 mijë eurosh.
Në Shqipëri pjesa më e madhe e bizneseve janë të vogla dhe krahasuar me rajonin Shqipëria do të ishte më pak konkuruese.
Ndërkohë që shumë vende edhe në Europë bëjnë përjashtime sipas ekspertëve për tu dhënë mbështje sipërmarrjeve të vogla duke qenë se kanë edhe numrin ë të lartë të punësuarve.
Qeveria shqiptare ka argumentuar se përfshirja edhe e biznesit të vogël në TVSH bëhet për të formalizuar ekonominë dhe për të shmangur evazionin.
Ndërkohë që shoqatat e biznesit të vogël e kanë kundërshtuar këtë masë me arsyetimin se kjo do të ndikonte në rritjen e çmimeve por edhe do të falimentonte që pjesë të tyre.
Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në pagesën e TVSH bizneset që e kalojnë xhiron vjetore prej 5 milion lekësh të reja ose 36 mijë euro.
Sigal