Shqipëria, i vetmi vend pa helikopterë policie dhe shëndetësie

1008
Koncesionet dhe pazaret e bëra në tokë e në det, tashmë po vazhdojnë prej qeveritarëve duke iu vërsulur edhe shërbimit të transportit ajror, me projekt dhe skemë konkrete “emergjente” për të asgjësuar atë si shërbim emergjencash civile mjekësore. Është një vendim qeverie i muajit dhjetor të vitit 2015, i cili në përmbajtje “teksti” duket si akt i thjeshtë administrativ dhe si një lëvizje rutinë me praktikë të rëndomtë “qarkullim mall magazine”, por që në fakt është një marifet djallëzor i paramenduar prej të babëziturve të kupolës “Sorosiane” të “Rilindjes”, që edhe në këtë “biznes” ka piketuar të çoj… miliona euro në xhepat e anëtarëve të kësaj kupole, të cilët qysh prej 23 qershorit 2013 e deri sot kanë në dorë dhe përdorin lirshëm vula e firma për të urdhëruar dhe ekzekutuar pazare të tilla të pista me pasuritë kombëtare dhe shërbimet publike, deri tek ato jetësore. Ky skenar-Pazar qeverie i zbuluar dhe i investiguar prej 2 muajsh nga gazeta “Telegraf”, sjell si provë shkresore zyrtare një VKM, dy marrëveshje e urdhra konkrete të jashtëligjshëm, të firmosur e vulosur nga qeveria dhe ministrat që janë bërë pjesë e këtij skandal-vendimi absurd e shkatërrues për shërbimin e emergjencave civile e mjekësore ajrore. 

Çudia qëndron në skandalin e rëndë shtetëror e ligjor, që në këtë “çanak” ka futur “lugën” dhe ka gëlltitur “çorbë të qelbur” Ministria e Mbrojtjes, që gjoja ka bërë propozimin “reformator” në qeveri për marrjen në administrim të helikopterëve të emergjencave civile. Ka “mbyllur sytë” Ministria e Brendshme, që qorrazi si zhvillim modern “rilindjeje shërbimi emergjencash ajrore”, ka pranuar heqjen e këtij shërbimi nga vartësia e saj si ministri e specializuar në mision dhe ekip trajtimi të emergjencave civile ajrore. Ka firmosur pazarin Ministria e Shëndetësisë e cila ka firmosur largimin e këtyre helikopterëve të emergjencave mjekësore! Ka bërë sikur “nuk ka parë e nuk ka dëgjuar gjë” Ministria e Transportit e cila edhe pse mbulon zyrtarisht transportin ajror në Shqipëri, as është përfshirë sipas detyrimit ligjor e kushtetues në këtë VKM skandaloze dhe as ka guxuar të belbëzojë qoftë një fjalë të vetme sa për protokoll, duke zbatuar parimin konformist e natyrisht përfitues “Heshtja është miratim… pa përgjegjësi”. Kemi të bëjmë me një VKM antiligjore, që zbulon skenarin e shkrirjes së shërbimit ajror të emergjencave civile e shëndetësore, konkretisht të shërbimit në rast urgjencash me helikopter. Këto janë mjete efikase e të shpejta që siç dihet, mes vështirësive e mungesave, pagave të ulëta e pasigurisë shtetërore për jetën, kanë kryer me sukses, me profesionalizëm e përgjegjësi shumë operacione e shërbime emergjencash civile përmbytjesh e mjekësore komunitare e individuale nga ajri, pa u penguar nga mungesa dhe vështirësitë e rrugëve të ndërtuara e të pa ndërtuara me fonde të vjedhura nëpër tendera prej Haxhinastos dhe prej “Mon Kukaleshit” të tij të rrugëve, Dashamir Xhika. 

Mjafton të lexosh këtë VKM e të “zbërthesh” qëllimin real të saj dhe kupton qartazi, se kemi të bëjmë me “Smog” korrupsioni edhe me helikopterët e emergjencave mjekësore e civile, të cilëve babëzia e “kopesë” së “çakejve” të kupolës së “Rilindjes” u është vërsulur për të vjedhur, duke i rreshtuar qëllimisht nën komandën e “koloneles” Kodheli. Sipas kësaj VKM-je të bërë si abuzim me “bashkëpunim në grup” prej kryeministrit dhe 3 ministrave të afërt të tij, natyrisht edhe me votën “amin” të ministrave të tjerë që firmosin verbalisht çdo vendim qeverie, bashkë me helikopterët do të “fluturojnë” nga vendet e punës në urgjencën mjekësore e policore ajrore edhe drejtuesit e kësaj flote ajrore, pilotët, mjekët dhe specialistët e saj, duke u bërë “ushtarë” të Ministrisë së Mbrojtjes. Këtë vendim janë ngarkuar ta zbatojnë 3 ministrat Kodheli, Beqja e Tahiri që e kanë propozuar dhe e kanë pranuar të bëhet realitet, por mes tyre mungon Ministri i Transporteve Haxhinasto, i cili ligjërisht duhet të jetë prezent në këtë zbatim vendimi, mbasi ka në vartësi e monitorim edhe shërbimin e transportit ajror, çfarëdo lloji qoftë ai! 
Urdhri i përbashkët ndërministror që zbaton aferën me shërbimin civil e mjekësor ajror
Për të zbatuar këtë VKM, ose më saktë për të realizuar aferën me shërbimin civil e mjekësor ajror është ngritur një grup punë i përbashkët ndërministror, brenda të cilit janë edhe institucione të tjera që duket se janë sa për efekt firme që ta bëjnë gjoja me përmbajtje e fasadë sa “më ligjore, të besueshëm e sa më të nevojshëm” këtë vendim! Qeverie! Urdhri i Përbashkët Ndërministror me Nr. 19, datë 18. 01. 2016 të Ministrisë së brendshme dhe me Nr. 2057, datë 22. 12. 2015, thotë kështu: Ngritja e grupit të përbashkët të punës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, për marrjen e masave për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 964, datë 02. 12. 2015 “Për kalimin e helikopterëve e të pajisjeve të tyre, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë, tek Ministria e Mbrojtjes” dhe për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 965, datë 02. 12. 2015 “Për bashkëpunimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave”. Mjafton kaq, për të zbuluar abuzimin që tentohet të maskohet me përcaktimin: “Komandimet e helikopterëve për raste emergjencash bëhen nga ministrat përkatës të llojit të emergjencave”! Pra, sipas kësaj logjike qesharake, helikopterët u hiqen ministrive të brendshme e të Shëndetësisë dhe janë në vartësi ushtarake prej Ministrisë së Mbrojtjes, por mund të komandohen e urdhërohen për fluturime edhe nga ministrat Tahiri e Beqja, pa marrë leje tek “kolonele” Kodheli! Kësaj i thonë psh., që Ministrja e Arsimit, të urdhëroj veprime të forcave policore, ose Ministri i Transporteve të urdhëroj zhvillim koncertesh në Ministrinë e Kulturës! Por ja kjo është fakt dhe është futur në zbatim me vendim qeverie, i cili ka nisur me vendimin e posaçëm të Ministrit së Punëve të Brendshme të datës 24. 02. 2016, me Nr. 61/3 Prot., me ët cilin urdhërohet shkëputja nga varësia e komandës dhe ajo financiare të kësaj ministrie, të flotës së sektorit të shërbimit të helikopterëve, dhënë në zbatim të Shkresës Nr. 9539/7, datë 29.01. 2016, të lëshuar prej Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie lidhur me detajimin e numrit të punonjësve, miratuar nga Ministria e Financave me Shkresën Nr. 1822/34, datë 19. 01. 2016, shoqëruar me Udhëzimin plotësues Nr. 1, datë 15. 01. 2016 për zbatimin e buxhetit për këtë ndryshim 
—————————–
Ja VKM nr. 464, datë 2 dhejtor 2015 që fut helikopterët e urgjencave civile e mjekësore në “kazermat” e ushtrisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave 
VENDOSI: 
1. Helikopterët dhe pajisjet e tyre, në administrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Policisë së Shtetit) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të kalojnë, pa shpërblim, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas anekseve nr. 1 (Ministria e Punëve të Brendshme) dhe nr. 2 (Ministria e Shëndetësisë), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 
2. Helikopterët dhe pajisjet të dorëzohen në gjendjen aktuale që ato ndodhen. 
3. Dorëzimi dhe marrja në dorëzim bëhen me komisione përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Policisë së Shtetit), Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, sipas legjislacionit në fuqi. 
4. Komandimi i helikopterëve për qëllimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (Policisë së Shtetit) dhe të Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhet nga personat e autorizuar, përkatësisht, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë. 
5. Në rast të pamundësisë së përdorimit të helikopterëve, që shërbejnë për Ministrinë e Punëve të Brendshme (Policinë e Shtetit) dhe Ministrinë e Shëndetësisë, do të përdoren helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes. 
6. Personeli prej 11 vetësh, i angazhuar në Komisariatin Special të Helikopterëve, në përbërje të RENEA-s, i zbritet numrit të përgjithshëm të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i shtohet numrit të përgjithshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes. Personeli prej 11 vetash, i angazhuar në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopterë, të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë, i zbritet numrit të përgjithshëm të punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i shtohet numrit të përgjithshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes. 
8. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI 
Edi Rama
———————————————————-
Grupi i përbashkët i punës me 19 anëtarë, për kalimin e helikopterëve nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes 
1. Arian Kraja, Sekretari i Përgjithshëm, kryetar
2. Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm në MBP, anëtar
3. Gj. Brigade Vladimir Avdiaj, Kom.-F.Ajrore anëtar
4. Kolonel llir Xhebexhia, J-3/7, SHP anëtar
5. Kolonel Lulzim Xhafa, J-4, SHP anëtar
6. Kolonel Manushaqe Shehu, J-9, SHP anëtar
7. Kolonel Fadil Ciroku, Drejtoria e BMJZHP anëtar
8. Kolonei Ahmet Leka, Kom. QBO/QKKSH anëtar
9. Valdrin Pjetri, Drejtor i DMA anëtar
10. Nuri Laknori, Drejtora e Financave anëtar
11. Ismail Shehu, Drejtoria e Legjislacionit anëtar
12. Qerim Hoshi, Drejtoria e DKEC anëtar
13. Alfred Kristuli, Drejtor i PMNZSH anëtar 
14. Nilco Brahimaj, Drejtor i FLO anëtar 
15. Ylli Yrneri, Drejtoi i DPSHM anëtar
16. Xhemal Shkenza, DPPSH anëtar
17. Xhuvanaq Gjylameti, DPEC anëtar
18. Pavllo Balio, Përgj. i QKTZ, PMNZSH anëtar
19. Dallëndyshe Bici, Kryeinspektore i IMT anëtar
—————————– 
Ja 9 drejtuesit, pilotët dhe teknikët e transferuar nga policia, në ushtri
1. Xhemal Shkenza drejtues 
2. Vegim Hasani pilot 
3. Kujtirn Osmani pilot
4. Gjergji Braski pilot 
5. Martin Bregu pilot
6. Pajtim Golemi teknik
7. Sotiraq Pinaj teknik
8. Hysni Nuredini teknik
9. Josif Josifi teknik
Sigal