Shqipëria i del sërish kundër Amerikës. Votë kundër për rezolutën e OKB-së

678
Shqipëria i ka dalë sërish kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për herë të dytë brenda 1 viti, që pas zgjedhjes së Donald Trump si president, Shqipëria ka votuar sërish kundër SHBA-së.
Votimi kundër është bërë vetëm një ditë më parë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të mbajtur në Gjenevë.
Shqipëria ka votuar pro një projekt rezolute të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OBK-së, në lidhje me mos aplikimin e dënimit me vdekje ndaj personave që janë pjesëtarë të komunitetit të LGBT-ve.
Këtë herë Shqipëria i është bashkuar, Kongos, Bregut të Fildishtë, Ganës, Ruandës, Afrika së Jugut, Togos, Kirgistanit, Mongolisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Hungarisë, Letonisë, Sllovenisë, Bolivisë, Brazilsë, Ekuadorit, El Salvador, Panamasë, Paraguajt, Venezuelës, Belgjikës, Gjermanisë, Holandës, Portugaliës, Zvicrës, që votuan pro rezolutën që ndalon ekzekutimet e personave që janë pjesë e komunitetit të LGBT-së.
Kundër kësaj rezolute kanë votuar, SHBA-ha Botsëana, Burundi, Egjipti, Etiopia, Bangladeshi, Kina, India, Iraku, Japonia, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkaq Kenia, Nigeria, Tunizia, Indonezia, Filipinet, Koreja e Jugut dhe Kuba kanë abstenuar.
Rezoluta u kërkon shteteve që ende nuk e kanë hequr dënimin me vdekje, që ta heqin dhe të sigurohen se nuk “zbatohet në mënyrë arbitrare ose diskriminuese”. Ajo gjithashtu dënon vendosjen e dënimit me vdekje për apostazi, blasfemi dhe tradhëti.
Sigal