Sigal

TIRANË- Jo një por dy tërmete të forta kanë tronditur sërish Shqipërinë, sipas EMSC duke shkaktuar jo pak panik tek qytetarët, sidomos ata që banojnë në pallate dhe kate të larta.

Sipas të dhënave nga European-Mediterranean Seismological Centre (EMSC) lëkundja e parë ka ndodhur në orën 15:05 minuta, 5 km në veriperëndim të Rrogozhinës, me thellësi 10 km dhe magnitudë 4.7.


Ndërsa i dyti ka rënë dy minuta më pas me magnitudë 4.5 ballë. Fillimisht EMSC ka nxjerrë të dhëna për të dy tërmetet por më pas kanë qëndruar vetëm për të parin.

Ndërkohë nga Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit pasqyrohet vetëm një lëkundje tërmeti. Me thellësi 35 km, 7 km në juglindje të Kavajës, në Vorozen.


Që prej 4 korrikut lëkundjet e tërmetit vazhdojnë pothuajse çdo ditë në Shqipëri. Edhe gjatë natës së kaluar ka pasur lëkundje të lehta tërmeti.