Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat për frymë gjatë 2016

72
Përmirësimi ekonomik i Shqipërisë për vitin 2016, ishte sa 30% e mesatares së BE-së, apo e thënë ndryshe në të njëjtin nivel me vitin 2012.
Shqipëria është renditur e fundit nga vendet e rajonit sa i përket të ardhurave për frymë për vitin 2016. Ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit (përveç Serbisë) kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë, shkruan Revista Ekonomike Monitor.
Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia. Duke u ndjekur nga Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe në fund Shqipëria. Që prej vitit 2012, procesi i konvergjencës (që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet evropiane në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së) jo vetëm ka ngecur, por është përkeqësuar. Deri në vitin 2015 ishim të parafundit, ndërsa në 2016-n gjendemi në fund të listës së vendeve të Ballkanit.
Shqipëria ka ndërkohë dhe pagën minimale më të ulët në Evropë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe të matur sipas fuqisë blerëse, shkruan Monitor.
grafik-tr-per-fryme