Shqipëria e 1990-s ose”stuhia e ambasadave”

325
Gëzim Llojdia

Fred Abrahams në titullin: “Shqipëria 1990 – Stuhia e Ambasadës” botuar te: “Theworldpost” ka publikuar pjesë të marra nga libri ri “Modern Albania” (NYU Press, 2015) ku shkruan se: 

Më shumë se 5,000 shqiptarë sulmuan ambasadat e huaja në Tiranë në korrik të vitit 1990. Në kompleksin gjerman të Perëndimit hyn një edhe grua, Ervis Gega, e cila ishte 16 vjeç rridhte nga një familje e muzikantësh, që kishte vuajtur prej kohësh nën sundimin komunist. Në verën e 1990, kur qindra shqiptarë të irrituar, që dëshironin të shkonin në botë, filluan të sulmonin ambasadat e huaja në kryeqytetin e tyre, Gega dhe të afërmit e saj i panë lajmet në televizionin italian lajme që vinin nga vendlindja e tyre dhe shpejt krijuan në mendjen e tyre një ide. Rdhe pse Muri i Berlinit kishte rënë tetë muaj më parë, Partia Komuniste e Shqipërisë po mbante të njëjtën linjë proletare antinjerëzore. Statujat e Stalinit dhe të diktatorit Enver Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, ende qëndronin në këtë shtet ballkanik të mbyllur dhe represiv. Gega kapi violinën e saj kineze dhe hipi në një tren për në Tiranë së bashku me prindërit, xhaxhain dhe tezen e saj. Kur arritën, forcat e sigurisë kishin rrethuar lagjen diplomatike, por familja i rrëshqiti policisë dhe u ngjit mbi mur në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore. Brenda pak ditësh, më shumë se 3,000 shqiptarë u bashkuan me Gegën dhe familjen e saj, veçanërisht pasi një azilkërkues sulmoi muret e ambasadës me një kamion. Qindra shqiptarë të tjerë kishin zënë ambasadat e shteteve greke, italiane dhe franceze. Katër vetë u hodhën në ambasadën kubane, por kubanezët i hodhën përsëri jashtë. Duke vijuar rrëfimin e tij, Abraham shkruan: Një burrë sulmoi me një kamion dhe hyri përmes murit të ambasadës së Gjermanisë Perëndimore më 3 korrik 1990. Tre vetë hynë në kompleksin gjerman të Lindjes. Për pjesën më të madhe të këtyre, policia tregoi përmbajtje. Edhe ndërkaq urdhri për të xhiruar, morali i ulët i vetë policisë ka gjasa të ketë parandaluar forcat e sigurisë të hapnin zjarr. Policia dhe ushtarët donin gjithashtu të largoheshin. Disa diplomatë perëndimorë i inkurajonin shqiptarët të ngjitnin me shkallë në muret e ambasadës. Njëri prej tyre, i cili i nxiste të hynin në ambasadë thotë: “E bëra sepse e dija se një eksod masiv do të bënte që i regjimit të shkonte në kolaps, do rrëzohej”. Werner Daum, diplomat i lartë gjerman në atë kohë, i cili u kthye në dritë shprese hapi portën e ambasadës. Anëtarët e Byrosë Politike dhe agjentët e inteligjencës, që nga ajo kohë, por edhe më vonë thanë se kishin mbledhur informacione për mbështetjen e huaj në komplotin subversiv për të rrëzuar qeverinë, duke drejtuar gishtin nga Gjermania, Italia, Franca, Jugosllavia dhe Greqia. “Kjo dukej si diçka spontane,” më tha presidenti komunist në atë kohë, Ramiz Alia. “Por me siguri ishin duart e huaja prapa saj.” Deri në 7 korrik, kompleksi Gjermanisë Perëndimore kishte 3,199 njerëz, të cilët flinin në kopsht. Një grua lindi një vajzë të vogël që e quajtën Germana. Tetëqind e shtatëdhjetë njerëz flinin në ambasadën italiane, dhe rreth pesëqind mbetën tek ajo franceze. “Ishte aq e dendur prania, por njerëzit ishin të lumtur”, kujton Gega 25 vjet më vonë nga shtëpia e në Bon, Gjermani. “Ne pamë ndeshjet e Kupës Botërore të futbollit çdo natë dhe në atë kohë Gjermania fitoi. Qeveria shqiptare mohoi kërkesat e ambasadave për ushqim dhe tenda. “Ose t’i nxirrni ata jashtë vendit ose t’i jepni ata në polici”, tha qeveria. Në vend të ndihmave, autoritetet e Tiranës ndërprenë furnizimin me ujë dhe spiunët infiltruan turmat për të mësuar, se pse kishin ikur njerëzit. “Arsyeja ishte mungesa e besimit në rendin në fuqi”, tha një person për një agjent, i cili kishte futur në ambasadën gjermane, sipas një raporti shqiptar të inteligjencës.”Arsyeja është që të vishem si njerëzit e moshës sime jashtë (xhinse blu ose rroba të tjera si kjo) dhe të ketë një skuter,” një tjetër person i tha një spiuneje: “Unë kurrë nuk kam menduar të kem këto gjëra pa punuar, por nuk di si të blej një skuter në Shqipëri apo rrobat”. Për familjen e Gegës, ishte persekutimi i pamëshirshëm nga Enver Hoxha dhe partia. Të afërmit e saj ishin burgosur dhe dënuar me vdekje. Ervisit të talentuar i ndalohej të studionte muzikë ose të bashkohej me korin. Më 8 korrik, një i dërguar i Kombeve të Bashkuara arriti për bisedime dhe qeveria njoftoi se do t’i lejonte azil-kërkuesit të largoheshin nga vendi. Alia kuptoi se ata nuk do të ktheheshin në shtëpi edhe me një premtim imuniteti. Dy ditë më vonë, avioni i presidentit të ri çekosllovak Vaclav Havel mori pesëdhjetë e një shqiptarë që ishin në ambasadën e vendit të tij. “Jetë të gjatë Havelit!,” thërrisnin pas uljes në Pragë. Në orën 4:00 të mëngjesit më 12 korrik, autoritetet bastisën njerëzit e mbetur në autobusë dhe i çuan në qytetin port të Durrësit, ku anijet pritnin t’i merrnin përtej Adriatikut për në Itali. Qytetarët e Tiranës u rreshtuan rrugës për të dhënë lamtumirën. Udhëtarët hodhën orët dhe paratë jashtë dritareve të autobusëve, sikur të donin të linin të gjithçka pas. Trenat i morën azil-kërkuesit nga Italia në Gjermani, Francë dhe më gjerë, të shoqëruar nga Kryqi i Kuq. Pasi ata u larguan, fundi i sundimit komunist ishte një çështje kohe. Në dhjetor, protestat e studentëve nxitën Komitetin Qendror për të legalizuar pluralizmin. Dy muaj më vonë, një turmë rrëzonte statujën e bronzit të Hoxhës në sheshin Skënderbej të Tiranës. Partia shqiptare e Punës fitoi zgjedhjet e para shumëpartiake më 31 mars 1991 dhe Alia mbeti president, por ai mbajti postin për më pak se një vit. Gega tani është profesoreshë në Universitetin “Johannes Guttenberg” në Mainz, luan për Orkestrën Klongs dhe lëviz në mbarë botën. “Unë jam një shqiptare dhe Shqipëria është atdheu im”.”Por Gjermania është shtëpia ime.”