Shqipëria duhet t’i shpallë bandën ‘Devolli’ dhe Baton Haxhiun persona ‘non grata

1271
Sigal

Nga Reshat Badallaj-Zhuriani

*Ideologu kryesor për këtë zezënajë për t´i helmuar shqiptarët me krunde qensh, derrash e gomarësh të firmës “DEVOLLI”, të kanaleve të nëntokës mafioze antishqiptare është spiuni i kamotshëm i UDB-së serbe, kumbara i kriminelit që ka bërë kasaphanë në Kosovë, që ka prerë shqiptarët me hanxhar e sakicë, kryeudbashi, JOVICA STANISHIQ, që quhet BATON FAZLI HAXHIU. *UDBA-shi BATON FAZLI HAXHIU është jo rastësisht edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, EDVIN KRISTAQ RAMA.

Qeveria e Shqipërisë sa më parë që është e mundur duhet shpallur persona “Non grata” firmën “DEVOLLI”, jo vetëm që është me procedurë penale dhe duhet bojkotuar mallrat e dyshimta të saj që hidhen nga Serbia, pasi banda “DEVOLLI” ka pastruar depot-stallat e Serbisë, shtetit gjakësor serbian, duke mbledhur krunde derrash, qensh, gomarësh, lopësh dhe duke i hedhur në tregun shqiptar, bile për përfitime të tyre personale i kanë shitur për miell. Kjo bandë mafioze këtë e ka ditur mirë, por e ka bërë qëllimisht dhe është vërtetuar se ishin të dëmshme për popullatën. Kjo bandë mafioze ka nënshkruar kontratë më Dragan Raçen. Përpos që futet në doganën e Republikës së Kosovës, duke mos e paguar doganën në tërësi dhe jo si miell, por si krunde derrash, ka dëmtuar buxhetin e shtetit shumë rëndë, me miliona euro.

Dhe shih për këtë, banda mafioze e kanaleve të nëntokës që quhet “DEVOLLI” në zyrat serbiane shëtisin si në zyrat dhe dhomat e tyre, u treguan racistë, duke i krahasuar miliona shqiptarë me kafshët. Se vërtet është kështu, përpos bukëpjekësve që gatuajnë në Republikën e Shqipërisë, u ankuan për “miellin” jo kualitativ që në fakt ishin krunde qensh e derrash, reagoi zyrtarisht ndonëse me vonesë edhe ministri Panariti dhe organet shtetërore në Kosovë. Ja raporti zyrtar i TIRANËS: EDMOND PANARITI, MINISTËR I BUJQËSISE SË SHQIPERISË. Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka nënshkruar udhëzimin e ri, që duhet ta respektojnë të gjithë eksportuesit e miellit nga Kosova apo vendet e tjera të rajonit. Në një intervistë për KosovaPress, Panariti shpjegon përmbajtjen e këtij udhëzimi dhe arsyet pse janë rishikuar normat e cilësisë dhe të sigurisë ushqimore, ndërsa garanton konsumatorin shqiptar se cilësia e produkteve që ata konsumojnë është maksimale. I pyetur për kërkesën që të shtohet përqindja e proteinave, ai thotë se mielli me 7% proteina nuk është miell, por krunde.

“Një miell që hyn me përqindje proteinash prej 7 % nuk është miell, është krunde dhe unë nuk dëshiroj që konsumatori shqiptar dhe ai kosovar të jetë i diskriminuar dhe të përdor miell të një cilësie të tillë me një përqindje të tillë proteine. Përpos kësaj, kjo sjell edhe rrezikun tjetër: futja në treg e një mielli të tillë në mënyrë që ai pastaj të ngjizet dhe të bëhet brumë do kërkojë detyrimisht të përdoren shtesa ushqimore (aditive), që janë kryesisht kimikate, oksidues, në mënyrë që të arrihet përqindja e caktuar e glutenit që ai të kalojë në brumë, dhe askush nuk dëshiron që të prodhohet bukë me kimikate”, thotë ai. Panariti pranon se duhet të kenë qasje të tillë jo vetëm për miellin, por edhe për produkte të tjera, qumështin dhe mishin. Për këtë arsye, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka nënshkruar udhëzimin e ri, që duhet ta respektojnë të gjithë eksportuesit e miellit nga Kosova apo vende tjera të rajonit MT: Raporti zyrtar i Prishtinës (Komisioni) Konfirmohet skandali i ‘Devollëve’ për grurin – Të merren masa ndaj aktorëve që shkaktuan këtë krim. Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Adem Salihu, para deputetëve të Kuvendit ka folur për skandalin e grurit. Ai ka treguar për rezultatet e dala nga hulumtimi i Komisionit për Bujqësi për importimin e grurit dhe miellit.”Gjatë viti 2014 është importuar edhe grurë për kafshë dhe kjo sasi grurit është shitur edhe si grurë edhe si miell për njerëz. Ndërsa, sipas pohimeve të AVUK-ut gjatë vitit 2014 në Institutin Bujqësor për Analiza në Pejë janë dërguar 79 mostra, ndërsa sipas IPK-së vetëm 14 mostra kanë ardhur”, tha Salihaj. Ai ka thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk e ka në kontroll cilësinë e ushqimit dhe si pasojë aspak nuk e kontrollon ushqimin.

Ai tha se nuk ekziston asnjë mbikëqyrje serioze e AUV-it nga Qeveria e Kosovës. Salihaj tha se Dogana e Kosovës nuk e ka kontrolluar grurin që vjen nga importi, dhe zyrtarët e saj para raportimit në Komisionin parlamentar kanë dhënë deklarata kontradiktore për grurin e importuar. SHIKONI SE ÇKA BËJNË KRIMINELËT E NËNTOKËS SERBE (v.a.). “Deklarimi i tyre se dërgohet për analiza secila maune, nuk ka qenë e saktë. Përfaqësuesit e Doganës fillimisht kanë deklaruar se janë deklaruar rreth 500 tonë e në ndërkohë janë importuar mbi 100 mijë tonë grurë për kafshë”, tha Salihu. Në Kosovë, kjo bandë mafioze e nëntokës e ka shpinën e fortë, sepse mbrohet nga disa banditë, hajna, kriminelë të strehuar në Qeverinë kuislinge, përpos që i kanë bërë ZAP doganat, prokurorinë, gjyqësinë, këta sollën këmbëkryq Serbosllavinë e Drazh Mihajlit që quhet “Zajednica”, por edhe shitën pjesë të Republikës së Kosovës, Malit të Zi, si dikur Ahmet Zogolli dhe Esat Pashë Toptani. Përpos që nuk i hyri therrë në këmbë bandës ‘Devolli’, nuk u kontrollua malli që hyri në shtetin e Republikës së Shqipërisë se a është paguar në tërësi, a është paguar dogana për miell apo për krunde!? A ishin helmuese? A janë sëmurë shqiptarët? Sepse zyrtarisht u shkrua se ishin helmuese. A ka ndonjë informacion zyrtar se është shikuar nga analizat e Organizatave Botërore të Shëndetësisë? Përse kjo bandë mafioze nuk i shpërndahu krundet e mykura në shtetin e tyre Serbi, por në Kosovë dhe Shqipëri? Çka do të ndodhte kjo të shpërndahej në ndonjë shtet ku vërtet mbizotëron ligji? Të krahasonte njerëzit me kafshët? Të mos paguante doganat

Kush është spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu?

o Thirrje publike Edi Ramës dhe Kadri Veselit, që sa më parë të largohen nga spiuni i Beogradit, Baton Haxhiu, që është ngjitur si shushunja në trupin e kombit tonë. Batoni, tani mbahet dhe ushqehet nga vëllezërve Kariq, vëllezërit Devolli. Shpeshherë kemi shkruar për spiunët e familjes Haxhiu me tradita të moçme antishqiptare, dhe se kanë bërë hatanë në kombin tonë. Çuditërisht, ka pasur ndoshta ndonjë që ndër dej ka gjakun serbian dhe ka pyetur veten: A thua është e vërtetë? Sërish spiuni i UDB-së serbe dhe langoi i Jovica Stanishiqit, kryeudbashi serb, Baton Fazli Haxhiu, i ndërsyer nga qarqet shoveniste serbe ka filluar të flasë për interesa të Serbisë. Kësaj radhe kishte për detyrë që turbullullojë mendjen e popullatës kosovare me përpilimin e listave të emrave në Gjykatën Speciale. Baton Haxhiu flet se për këtë punë paguhet. Nuk shkruhet pa fakte, sepse, përpos që njollosja është e dënuar me ligj, njeriu me shpifje humb edhe burrninë. Dhe, mu për këtë arsye Baton Haxhiu nuk ia mban të rrëfehet, t’i lidhë kijat me mua dhe nuk ngre padi penale… Jam i gatshëm që për gjithçka që shkruaj dhe që kam shkruar deri më tani të përballem kurdo para çdo organi të akuzës. Familja e Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës. Trungu i kësaj familjeje shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij kishte lidhje të ngushtë me Krajlin Serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksander Rankoviqin, Ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe.

Aleksander Rankoviqi, që njihej si LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kemi shkruar në gazetën lidere në Kosovë “KOSOVA SOT”, se kjo familje me damkë të zezë spiunazhi për interesa serbe, u kishte rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t’i burgosur dhe vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t’i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbianë të kësaj familjeje i kishin maltretuar pamëshirshëm. Këta kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë…

Baton Haxhiun e afron Zoran Stijeviqi

Ne kemi shkruar më herët në gazetën “KOSOVA SOT” se si spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, në kohën e luftës, fshehurazi është takuar me kriminelët serbo-çetnikë dhe pikërisht me kryeudbashin gjakësor, nipin e Drazh Mihajlit që quhej JOVICA STANISHIQ. Batoni bashkë me këtë kriminel marrin udhë në bjeshkët e Brezovicës dhe vendosen në hotelin luksoz. Atje pinë raki rrushi të vreshtave serbe “Slivovicë” dhe mish të pjekur në hell të derrit të maleve të Shumadisë. Po ashtu kemi shkruar se si Batoni, njeri i Beogradit me tradita të moçme spiunazhi BABË E BABAGJYSH, në bashkëpunim me ideologun e planit famëkeq “PATKOI” DHE “TOKË E DJEGUR”, për të mos hetuar nga shqiptarët, bëjnë planin se kinse është vrarë nga forcat serbe. Marrin telefonin me dorë të vetë dhe telefonojnë “TANJUGUN”.

Ndërkaq, këtë njeri të Stanishiqit, MUP-i SERBIAN E FUSIN SI NUSE NË MAQEDONI, pa ferrë në këmbë… Zoran Stijeviqi i jep krah të fortë Baton Haxhiut, mikut të tij të vjetër. Harruam të theksojmë ata që nuk e dinë. Baton Haxhiu, gjatë bombardimeve të NATO-s, ishte në dhomat e hotelit “GRAND” në Prishtinë bashkë me ish-shefin e tij, Veton Surroin, djalin e Rexhait, ambasador jugosllav në disa vende të Amerikës latine dhe së fundi në Spanjë. Ekzistojnë dyshimet se Rexhai u vra nga spanjollët si spiun jugosllav e që kishte lidhje me baskët!? Vëllai i Rexhait, Sezairi, është hero jugosllav, që ra në luftë kundër shqiptarëve për interesat serbe… Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për të gjitha që shkruaj dhe them kundër kësaj bande vrastare të matrapazëve të kanaleve të nëntokës dhe UDBA-shit serbian dhe kumbarës së kriminelit dhe kryeudbashit serbo- çetnik, që ka bërë kasaphanë në Kosovë, Jovica Stanishiqit, BATON FAZLI HAXHIUT, MBAJ PËRGJEGJËSI MORALE DHE PENALE. Por, po e ritheksoj për të disatën herë se nuk u përgjigjem atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që i kanë shërbyer Titizmit që kanë dënuar shqiptarët për interesa serbiane.