Shqipëria do të “strehojë” 75 mijë azilantë në 21 zona të braktisura dhe ish-kampe internimit

542
Shqipëria do të jetë “streha” e një numri të madh klandestinësh,që kanë mësyrë vendet e Europës. Këtë fakt, qeveria shqiptare po e mban “sekret”, ashtu siç ka vepruar në shumë raste të tjera me plehrat e importit, me importin dhe asgjësimin e lëndëve kimike dhe me shumë koncensione të dhëna ilegalisht për firma të huaja fantazmë e me probleme drejtësie në vendet e tyre, të cilat kanë krijuar monopole dhe nuk i lëshojnë edhe pse po flitet për “çmontim” të tyre. 
Samiti i Vjenës, diktati për zgjidhjen e problemit të emigrantëve 
Samiti i Vjenës nuk ka qenë thjesht një takim ekonomik, me objekt mbështetjen e vendeve të Ballkani, por ka qenë një “kuvend” liderësh të vendeve anëtare të BE dhe të Ballkanit, për të zgjidhur problemin- krizë të vërshimit të azilantëve drejt vendeve kryesore të BE si Gjermania, Franca, Italia, Austria etj, të cilat janë vendet më të “’sulmuara” prej azilantëve. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf” nga ministria e Jashtme, rezulton se qeveria shqiptare, ka pranuar urdhrin e Gjermanisë e Francës, për të strehuar brenda territorit të saj plotë 75 mijë azilantë, duke iu nënshtruar një skeme të diktuar nga BE. 
Shqipëria strehë e 75.000 emigrantëve për 2 vjet
Shqipëria e varfër dhe e nënshtruar përballë presionit dhe urdhrave të BE, ka pranuar të jetë për 2 vjetët e ardhshëm qendër pritje e trajtimi e azilantëve. Ky trajtim i azilantëve, do të ketë në total 300 milionë euro fonde nga BE, me kusht që të krijojë proces pritje të azilantëve dhe sistemim të tyre në qendra të posaçme, të cilat nisin së shpejti rehabilitimin. Sipas informacionit të gazetës “Telegraf”, si qendra “strehimi” të azilantëve, do të shërbejnë zonat e braktisuara nga banorët si ish-qytezat punëtore dhe ish qendrat e internimit të kundërshtarëve të ish-regjimit komunist, tashmë të braktisura. 
21 qendra “strehimi” për emigrantët
Do të jenë 21 qendra të tilla “strehimi” për azilantët në Lushnjë, Fier, Berat, Lezhë, Shkodër, Mirditë, Tepelenë, Vlorë, Mat, Korçë, Elbasan, të cilat së shpejti nisin rehabilitimin dhe kthimin në kampe azilantësh, ku si objekte strehimi do të shërbejnë ish-barakat ku prej 45 vitesh jetonin të internuarit si dhe banesat që janë boshatisur prej banorëve të larguar nga qytezat dhe fshatrat e “shkretuar”, drejt qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi, Korça, Fieri, Durrësi, Shkodra, Berati etj. Sipas projektit që po harton qeveria shqiptare, këto banesa do të merren me qira prej pronarëve të tyre. Të 21 qendrat e “strehimit”” të azilantëve, do të pajisen me kushte minimale jetese, si ushqim, shërbim mjekësor, argëtim për fëmijët, si dhe me posta policie, për të mbajtur nën kontroll azilantët që janë burim trazirash prej stresit dhe “kolektivizimit” e izolimit në kampe të tilla. Ky projekt, nuk ka qenë dëshirë e qeverisë dhe e diplomacisë shqiptare, por diktat i kupolës drejtuese të BE, si kusht bazë për negocimin e hapave për integrimin e Shqipërisë në BE. Qeveria shqiptare, fillimisht e ka refuzuar këtë kusht, por presioni e ka “ulur në gjunjë” dhe tashmë, kthimi i një pjese të zonave të braktisura të Shqipërisë në kampe azilantësh është një detyrim që do nis zbatimin. 
Sigal