Shqipëria dhe Kosova me konsullatë të përbashkët në Mynih

1191
Sigal

Gazeta Telegraf/ Debatet e nisura në Kosovë e Shqipëri
lidhur me politikën e jashtme duket se nuk kanë ndikuar aspak në projektet e dy
ministrive për hapjen e konsullatave të përbashkëta.

Më e fundit që i shtohet listës
ështe konsullata e përbashkët në Mynih të Gjermanisë, në inaugurimin e së
cilës, veç ministrave Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj, ra në sy prezenca e një
figure të njohur mes shqiptarëve, Rifat Jasharit, vëllait të komandantit
legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
 

Kjo Konsullatë do të mbulojë landet e Bavarisë,
Baden-Vyrtemberg, Rhainland-Pfalc dhe Sarland. Shërbimet dhe asistencën e kësaj
konsullate pritet ta marrin mbi 30% e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë
Gjermani.