Shqipëria dëmshpërblen 1.2 miliard Lekë pronarët për vendime të Strasburgut

552
Shteti Shqiptar ka rifilluar ne javën e fundit të muajit Mars, pagesat për kompensime dhe dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Konkretisht nga 
data 18 mars deri në datën 4 prill të këtij viti, janë ekzekutuar 6 transaksione me vlerë 1 211 638 903 Lekë. Këto pagesa të shtetit shqiptar kundrejt palëve, janë bërë nga Thesari i Shtetit , përmes një banke të nivelit të dytë. Përshkrimi i kategorisë se transaksionit është: Shpenzime për kompensime të tjera të papaguara. Gjithashtu për secilin transaksion ka edhe një përshkrim të detajuar fature. Çështjet për të cilat është paguar si pasojë e Vendimeve të Gjykatës Europiane janë:
1. Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë
2. Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë
3. Çështja Memishaj kundër Shqipërisë
4. Çështja Delvina kundër Shqipërisë
5. Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë
6. Çështja Eltari kundër Shqipërisë.
Pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptarë dëmshpërbleu në vlerën totale 656 076 123 Lekë. Këto të dhëna janë konstatuar pas përfundimit të analizës së realizuar nga Spending Data Albania
Sigal