Shqipëria ble energji, me dyfishin e çmimit të bursës

482
Shqipëria për muajin dhjetor 2015, do të blejë energji elektrike në vlerë 7,647 milionë euro. OSHEE shpalli fituese kompanitë GEN-I Tirana, Shoqëria GSA dhe Shoqëria EFT AG në garën për importin e energjisë së muajit dhjetor. Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 01 – 31.12.2015 është 178,560 MWH dhe e konvertuar ne vlerë monetare 7,647,129.60 euro (vlera pa TVSH). Kompania GEN-i Tirana do të lëvrojë një sasi 44,640 MWH me një çmim për njësi: 42.71 euro/MWH. Shoqëria GSA do të lëvrojë sasinë 81,840 MWH me një çmim për njësi 42.85 euro/MWH. Kompania EFT do të lëvrojë sasinë 52,080 MWH me çmim për njësi 42.89 euro për MWH. Skandali qëndron në faktin se, çmimi me të cilën do të blihet sasia e energjisë, është sa dyfishi i çmimit në bursën e Hungarisë. Nëse në bursë sot, çmimi është vetëm 20 euro, OSHEE ka paguar pak më shumë se 42.5 euro për MWH në marrëveshjen prej se cilave nga kompanitë private. Pra Shqipëria po blen me dyfishin e çmimit të energjisë, edhe pse reshjet vazhdojnë prej një jave. Madje reshje që në zona të caktuara kanë shkaktuar edhe përmbytje. Arsyetimi i OSHEE-së është se, në momentin e zhvillimit të garës, këto ishin çmimet në bursën e Hungarisë që merren si referencë në tenderët e kompanive shtetërore të energjetikës (KESH dhe OSHEE), rreth 40-45 euro afërsisht me nivelin e çmimit që ka tenderuar OSHE pak ditë më parë. Kjo marrëveshje, për të blerë energji elektrike nga jashtë lë shumë dritëhije dyshime, ndër të tjera, janë: Përse Shqipëria duhet të blejë energji elektrike tani në dimër, kur hidrocentralet janë mbushur të gjitha nga shirat e vazhdueshëm që kanë rënë? Përse nuk bëhen publike nevojat energjetike dhe sa është prodhimi vendas në këtë kohë nga HEC tona dhe nga burimet e tjera vendase? Përse nuk bëhen publike edhe kontratat e nënshkruara më kompanitë që do të importojnë energjinë elektrike?
Sigal