Shqipëri-Serbi, ja akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet

554
Ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 8 Tetor në Elbasan Arena, nuk do të bllokojë vetëm akset rrugore në qytetin e Elbasanit, por edhe disa akse në Tiranë. Kështu referuar masave të sigurisë, Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave.
Më datë 07-08 Tetor 2015, Policia e Tiranes , për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e aktivitetit sportiv SHQIPERI – SERBI , ka ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore :
Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore :
Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07.Tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar. Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës,si dhe rruget dytesore ,duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i kembesoreve pranë Hotel “Sheraton’’ dhe Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”. Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”. Në datë 08.Tetor.2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.
Drejtoria e Tiranes ,kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mberritur ne qytetin e Elbasanit.
Sigal