Shqipëri-Greqi, njohje e ndërsjellë e lejeve të drejtimit të automjeteve

910
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, njoftoi se së shpejti Shqipëria dhe Greqia do të avancojnë në njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Ministri Bushati e bëri këtë deklaratë dje, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme kroate, Marija Pejçinoviç Buriç. “Puna e përbashkët po vazhdon. Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milionë euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona”, deklaroi ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Njohja e patentave pritet të lehtësojë ndjeshëm qytetarët shqiptarë, të cilët udhëtojnë në shtetin fqinj.
Sigal