Shqipëri-Francë, bashkëpunim në luftën kundër krimit

522
Gjatë qëndrimit në Paris, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste “No Money for Terror”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pati mundësinë që të takohej e të bisedonte me homologun francez, ministrin Gerard Collomb. Ministri i Brendshëm francez shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe autoriteteve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërisht në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracionit të parregullt. Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb. Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian, i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Sigal