Shpirti i shqiptarëve do të ndriçojë, kur të shikojnë Sahit Dollapin me hekura në duar

586
Sigal

Para disa ditësh deputeti Erjon Braçe publikoi një material tepër sekret për gjendjen reale të CEZ-it në muajt janar-maj 2013, domethënë, të CEZ-it, i cili administrohet nga Sahit Dollapi. Sipas këtij, materiali tepër sekret, që publikoi deputeti Braçe, rezulton se, arkëtimi është rreth 2,7 miliardë lekë, një rezultat minimal i regjistruar më parë vetëm në muajin shkurt 2013. Së dyti, z.Dollapi ka mbledhur 400 milionë lekë më pak për qershorin e 2013-s krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që, rroga mujore e Sahit Dollapit është 5.000 dollarë në muaj!

Mashtrimi i Sahit Dollapit

Sahit Dollapi, ndoshta i sapokthyer nga pushimet, në të cilat dërgoi gjithë administratën e CEZ-it, për ta shpërblyer për këtë katastrofë ekonomike, të periudhës janar-maj 2013, u  mundua të mashtrojë, edhe njëherë opinionin publik, siç ka bërë deri tani, duke dhënë shifra të një situate të rreme. Por, deputeti Braçe akuzon drejtpërdrejt Dollapin, teksa nënvizon se “Askush nuk ka më akses te llogaria e CEZ-it, e cila është kthyer pas në kohë, duke i mbajtur llogaritë tashmë në…excel! Kjo nuk rastësore. Diçka po ndodh me llogaritë dhe arkëtimet.

Çfarë dini, zoti Dollapi për transformatorët e blerë në Kinë?

Sahit Dollapi, përpara se të përcjellë në publik, shifra të manipuluara, që nuk janë reale për gjendjen e CEZ-it, në periudhën janar-maj 2013, do të ishte mirë që të na shpjegojë diçka.

Zoti Dollapi, mund të na përgjigjeni, publikisht, nëse dini gjë, apo keni lidhje me një pjesë të transformatorëve që janë blerë në Kinë? Nëse këto transformatorë janë blerë me fuqi të ndryshme nga ato që janë shkruar në dokumentacione, në kohën kur, ju zoti Dollapi, ishit drejtori i KESH-it? A ka ndodhë që këta transformatorë, janë blerë me fuqi të ndryshme nga ajo që është nënshkruar në tenderim, dhe të kontrollohet nga organet hetimore të Drejtësisë shqiptare, se me çfarë tregues e parametra teknikë janë regjistruar këta transformatorë në magazina dhe çfarë fuqie kanë konkretisht, duke i hetuar e kontrolluar aty ku këta janë montuar. Sepse, mund të ketë ndodhë, që janë blerë me fuqi më të vogël nga ato që janë regjistruar në tenderim, janë paguar shuma më të vogla dhe diferenca e parave, është përvetësuar. Dini gjë, zoti Dollapi për këtë çështje?

Dollapi ka përkeqësuar edhe shërbimin ndaj qytetarëve

Ndërkohë që, Dollapi administron CEZ-in, dëshmoi që asgjë në të mirë të shërbimit ndaj klientëve dhe shqiptarëve nuk u përmirësua. CEZ-i i Dollapit vazhdon të vjedhë shqiptarët me kamata të mëdha dhe të padrejta, vazhdojë të fryhen faturat e pagimit me kilovatorë të paharxhuar dhe me sasi mbi 300 kvv, duke i detyruar shqiptarët të paguajnë dyfishin e çmimit të kilovatit. Dollapi ka zbuar nga puna mijëra specialistë të mirëfilltë, duke i zëvendësuar me militantë partie, në emër të…reformës.  Dollapi ngriti rrogën e një pjese të administratës, pa përmirësuar aspak asnjë tregues ekonomik. Humbjet në rrjet janë edhe më të mëdha, pasi Dollapi nuk ka bërë asnjë investim në përmirësimin e rrjetit shpërndarës. Dollapi nuk ka mbledhë asnjë lek në zona të caktuara urbane, të cilat konsiderohen si bastione politike të partisë së cilës i shërben, ndërkohë që në zonat e tjera urbane, CEZ-i vazhdon të penalizojë shqiptarët me kamata, qoftë edhe për një ditëvonesë pagimi. Dollapi nuk ka njohur asnjë ankesë të qytetarëve ndaj CEZ-it, për të cilat shteti shqiptar ndoqi çekët. Shpirti i shqiptarëve do të ndriçojë vetëm atëherë, kur të shikojnë me pranga në duar, mbrapa hekurave të burgut Dollapin për shpërdorim detyre dhe abuzim e mashtrim në shërbimin ndaj shqiptarëve dhe klientëve.