Shpifja, Gjyqtari me punë jashtë vendit, shtyhet gjyqi Rama-Ristani

708
TIRANE – Mungesa e gjyqtarit Artan Zeneli është bërë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore të kësaj të hëne midis kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani.
Sipas gjykatës seanca e radhës do të mbahet më 18 maj pasi anëtari i Kolegjit penal Zeneli ndodhej në një vizitë pune jashtë vendit.
Në seancën e sotme gjykata pritej të shprehej për administrimin e provave të kërkuara nga Ristani, i cili në këtë proces është paditur nga kryeministri Rama për shpifje.
Kryeministri Edi Rama ka paditur Arben Ristanin pas akuzave të këtij të fundit për lidhje me Emiljano Shullazin, një person me precedentë penalë, që ky i fundit të kërcënojë kreun e PD-së dhe opozitën. 
Sigal