Shpëtim Zinxhirija/ Reforma në Drejtësi dhe hetimi për krimet antikombëtare

702
Tashmë Reforma në Drejtësi është miratuar, por pyetja shtrohet se, a do të merret drejtësia shqiptare lidhur me këtë çështje që ka të bëjë me krime antikombëtare, ku politika shqiptare shet truall apo det sipas qejfit të vet? A do të ketë ndërgjegjësim në drejtësi apo vullnet politik për të rishikuar edhe një herë këto marrëveshje që përbëjnë shkelje të sovranitetit? Një fakt është një realitet, që sa vjen dhe po qartësohet gjithnjë e më shumë nga publikimet e ndryshme në Greqi. Është revista prestigjioze ΕΠΙΚΑΙΡΑ që nxjerr në sipërfaqe borxhet e shtetit shqiptar, që me lireta, dollarë apo dhrahmi bëri atë që nuk duhej të bënte. Konkretisht shteti shqiptar ka marre borxhe nga Greqia 20 miliardë dhrahmi (me monedhën e kohës), me afate shlyerje deri në 20 vjet, Italisë 217 miliard lireta (me monedhën e kohës) dhe Turqisë 7 milion dollarë, me shkëmbim dhënie të territorit shqiptar. Por qytetarët shqiptarë nuk e mësuan të vërtetën se përse u dhanë: ishulli i Sazanit (italianëve), gjiri i Pasha Limanit në Vlore (turqve), apo pjesa ujore (grekëve).
  
Sigal

Marrëveshja detare 

Kanë kaluar mbi 16 vjet dhe Greqia ende nuk pushon së kërkuari zbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve fqinje, sikundër të mos mjaftojë revista greke shkon edhe më tej, duke treguar se si grekët humbën ishullin “e tyre” të Sazanit. Marrëveshjet e borxhit të Tiranës kundrejt fqinjëve nxijnë sistemin politik në Shqipëri, të cilët për të qëndruar në karrige të sigurte, trajtojnë territorin shqiptar sikur ta kishin çifligun e tyre.

Borxhi

Sipas kësaj reviste thuhet se Greqia më 1997 i ka dhënë një borxh Shqipërisë prej 20 miliardë dhrahmi, ku pas 12 vjetësh në këmbim të këtij borxhi i kërkon shtetit shqiptar një pjesë të detit. Ngjarjet politike të 20 vjetëve të fundit treguan se fqinjët jo gjithmonë nuk na kanë dashur pa interes, kjo edhe më shumë kur kishte të bënte në dëm të interesave kombëtare. Për këtë qëllim fqinjët tanë, Greqia, Italia apo edhe Turqia i dhëne kredi vendit tonë në vitin 1997, për shkakun e njohur të falimentimit te skemave piramidale. Ngjarjet e ’97-ës detyruan qeverinë shqiptare të kërkojë ndihmë financiare nga vendet e huaja, kryesisht vendeve fqinje për të mbajtur shtetin në këmbë dhe për ta rindërtuar atë. Greqia, Italia dhe Turqia ishin në mes atyre vendeve që i dhanë vendit borxh me shuma të mëdha, por me një ndryshim mes vendeve te tjera. Fqinjët tanë, turqit apo dhe italianët me anën e borxhit arritën të sigurojnë një shkëmbim të një rëndësie të madhe strategjike, me përfitimin e ish-bazave ushtarake të kontrollit kryesor në Shqipëri. Kjo nën emrin e një miqësie dhe bashkëpunimi të frytshëm ushtarak mes vendeve. Italia me anën e borxhit të asaj kohe që i pati dhënë qeverisë shqiptare siguron ishullin e Sazanit si një vendndodhje strategjike për rajonin. Greqia nga ana e saj kërkon të siguroj në shkëmbim të borxhit ëndrrën e saj të vjetër. Ne vitin 1997 siç theksuam me lart Greqia kishte dhënë borxh që arrin sot rreth 58 milionë euro, por me qëllim të caktuar: me paramendimin që me borxhin më pas të shkëmbehej me rrëmbimin e një pjese të detit shqiptar, nëpërmjet caktimit të kufijve.

Xhelozia greke

Greqia nga ana strategjike nuk po e shikon me sy të mirë këmbimin e borxheve të Turqisë dhe Italisë me shtetin shqiptar. Anulimi i caktimit të kufirit detar me 2009 ka ndërlikuar situatën mes dy vendeve Greqi-Shqipëri, të cilat nga ana e tyre nëpërmjet nënkryetarit të qeverise Evangjelios Venizellos kanë ftuar në Athine kryeministrin e porsa zgjedhur Edi Rama, para se ky të marre drejtimin e qeverisë. Gjate kësaj kohe ka patur marrëdhënie të ngrira midis politikanëve shqiptarë gjatë vizitave të tyre në Greqi, e themi këtë se nuk janë më ato marrëdhënie që kemi parë më parë ndërmjet PASOK-ut dhe Partisë Socialiste. Një ngrirje që erdhi menjëherë pas kërkesës së PS në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e marrëveshjes të kufirit detar. Por, edhe nga ana tjetër Turqia nuk e pa me sy të mirë marrëveshjen e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo pasi turqit kane vetë problem me Greqinë dhe nuk luajnë nga vendimet e tyre edhe pse në mes tyre janë bërë 74 takime speciale lidhur me këtë problem.

Këmbëngulja e Greqisë

Ngulja këmbë e Greqisë lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Shqipërinë lidhet edhe nga fakti se Greqia mundohet të kompensojë marrëveshjen që ka bërë me Italinë në vitin 1977, por burimet flasin se italianët as që kanë ndërmend për të ruajtur këtë marrëveshje. Qëndrimi zyrtar i Greqisë është se vendimi i drejtësisë shqiptare për të anuluar marrëveshjen mes dy vendeve është e pabazë, dhe se përbën një problem të brendshëm të shqiptarëve, duke besuar se nënshkrimi i një marrëveshje ndërqeveritare nuk mund të rinegociohet përsëri. Gjithashtu grekët kanë një pakënaqësi ndaj italianëve, ku sipas tyre, Italia nuk ka hezituar që të “blejë” një ishull të tërë me një rëndësi të veçantë strategjike shqiptare, në këmbim për siguri të borxhit të dhënë Shqipëri në vitin 1998. Duke e trajtuar veçanërisht ishullin e vogël të Sazanit për nga vendndodhja si një rëndësi të madhe ushtarake.

Grekët: Si e humbëm Ishullin e Sazanit

Një temë trajtuar në mediat greke nga gazetari Kostas Chardavella, i cili trajton më mënyrën e vet se si grekët humbën ishullin e vogël të Sazanit. Sipas grekëve, Traktati i Londrës më 1864 i dha këtij vendi ishullin e Sazanit, ndërsa sot del se ishte një gabim fatal i udhëheqjes së atëhershme, e cila çoi në humbjen e përhershme të këtij ishulli. Greqia nxitoi për të ndihmuar shqiptarët për të rindërtuar ekonominë dhe shtetin, duke kontribuar për rivendosjen e stabilitetit në Shqipëri, por, megjithatë, pa arritur marrëveshje strategjike, si Italia, në vitin 1992 dhe Turqia në vitin 1997.
Kredia prej 20 miliardë dhrahmi që dha Greqia më 1997
Mësohet se ish qeveria e Kostas Simitis në 1997, në mënyrë që të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, jep një borxh prej 58.694.000 € (20 miliard dhrahmi). Kushtet e paketës, siç është përmendur në tekstin origjinal, shkruar në gjuhën angleze, përcakton periudhën e njëzet e pesë vjet, me një periudhë mospagimi prej shtatë vitesh, ose të paguajnë përsëri në këste mujore. Këto para, ndërsa të ishin të destinuara kryesisht për ndërmarrjet greke në Shqipëri, të cilat kishin pësuar humbje, me marrëveshjen e qeverisë greke janë ndarë përfundimisht si më poshtë:
*14.7 milionë euro (5 miliardë dhrahmi) për programet e infrastrukturës sociale të shtetit shqiptar
*14.7 milionë euro (5 miliardë dhrahmi) për projektet e strehimit në Shqipëri
*14.7 milionë euro (5 miliardë dhrahmi) për të mbështetur sektorin privat, duke i dhënë prioritet grekëve, interesave dhe ndërmarrjeve greko-shqiptare, të cilat ishin të dëmtuara gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe që dëshironin të vazhdonin aktivitetin e tyre atje.
*8.8 milionë euro (3 miliardë dhrahmi) për të mbështetur bilancin e pagesave. Sidomos për shumën, e cila u lëvruar drejtpërdrejt, me kusht që sipas marrëveshjes shqiptarët do të paguanin Greqisë vetëm interesat në çdo gjashtë muaj dhe borxhin do ta shlyenin pas njëzet vjetësh (d.m.th në vitin 2017).
Protokolli për Bashkëpunim Ekonomik dhe Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, të nënshkruar në Tiranë më 15 tetor 1997 dhe 24 shkurt 1998 përkatësisht, ratifikuar më pas nga Parlamenti grek dhe publikohet në gazetën e qeverise nr. A’ 274/3-12-1998.
Ndihma financiare turke 
Disa javë pasi Greqia i dha borxhin Shqipërisë, Turqia nxiton për të ndihmuar Shqipërinë, me një marrëveshje formale në mars të viti 1998, duke i dhënë ndihmë financiare, por për një qëllim shumë të veçantë: për të modernizuar Forcat e Armatosura Shqiptare dhe rikonstruksionin e objekteve ushtarake të prekura nga trazirat. Paratë e borxhit turke prej 7 milionë $ u dhanë për riparimin e bazës se ish-nëndetëse ne “Pasha Limanit” në Gjirin e Vlorës.
Si e morën italianët kontrollin e Ishullit të Sazanit
Gjashtë muaj më vonë, në nëntor të 1998, italianët në Shqipëri ofrojnë ndihmë financiare me vlerë 217 miliardë lireta (167 milionë euro) në këmbim, për të drejtën për të përdorur bazën e ishullit te Sazanit nga forcat italiane, me arsyetim se do ta përdorin “për të luftuar imigracionin e paligjshëm.” Marrëveshja është bërë me kusht që italianët do të financojë programin e 167 milionë euro në formën e interesit të kredisë të ulët, për sigurinë, drejtësinë, mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik. 
Diplomacia italiane mundi nacionalizmin grek 
Greqia duke qenë vendi i vetëm në Ballkan që ishte në familjen e BE i kishte të gjitha mundësitë për të luajtur një rol të rëndësishëm në gadishull, por fanatizmi në nacionalizmin e theksuar e bëri atë që të dështojë plotësisht. Futja e Shqipërisë në NATO ndikoi që këto dy vende të ishin të barabarta në tavolinën e bisedimeve. Ajo dështoi plotësisht duke ia lënë diplomacisë italiane për të luajtur rolin në Ballkan dhe i dha mundësinë asaj që të kontrollojë Adriatikun.
Tashmë Reforma në Drejtësi është miratuar, por pyetja shtrohet: 
-Se a do të merret drejtësia shqiptare lidhur me këtë çështje që ka të bëjë me krime antikombëtare, ku politika shqiptare shet truall apo det sipas qejfit të vet? 
-A do të ketë ndërgjegjësim në drejtësi apo vullnet politik për të rishikuar edhe një herë këto marrëveshje që përbëjnë shkelje të sovranitetit?