Shpëtim Zinxhiria: Zoti Ruçi, Meta nuk është kryetar i PS që ta shkarkoni, por është President i Shqipërisë

529
Politika shqiptare nga dita në ditë po tregon qartë fytyrën e saj agresive, po na tregon njerëzit që na kanë qeverisur në këto vite të demokracisë së brishtë. Njerëz me katërqind maska që i ndërrojnë ato sa here që u nevojitet për pushtet dhe karrierë, njerëz pa dinjitet dhe pa karakter që kanë shpërdoruar besimin e popullit nëpërmjet votës. Demokracia prodhoi në këto vite politikanë sharlatanë që nuk kanë asnjë lidhje me parimet demokratike, dhe kjo me ndihmën e mbarë shoqërisë shqiptare, të cilët nga ana e tyre ndikuan ngritjen dhe instalimin e këtij sistemi politik. Fatet e vendit për më shumë se dy dekada ishin përqendruar në mendjen dhe duart e dy partive politike, të cilat bënin rokadën e radhës, duke mos sjellë asgjë konkrete në zhvillimin e vendit, por duke e mbajtur atë peng me anën e premtimeve të radhës. Sot qeveria është në dëshpërim. Përndryshe nuk shpjegojnë përpjekjet për të qeverisur përsëri, dhe kjo ka ndikuar që drejtuesit e PS të humbasin logjikën dhe qetësinë. Gramoz Ruçi hidhet në sulm ndaj aleatit të tij z. Meta, duke lënë përkohësisht në heshtje Ramën. Kërcënimi i tij ndaj presidentit për shkarkim përbën një rrezik për demokracinë në Shqipëri, në një kohë që presidenti i ardhshëm pat deklaruar të mos cenohet vota…. Të cenosh votën e popullit përbën krim zoti Ruçi, nuk është presidenti problem i vendit, po jeni ju me kërcënime të tilla. Zoti Meta nuk është kryetar i partisë suaj, që kërkoni ta shkarkoni, por është zgjedhur president i Shqipërisë, dhe sot për sot ai nuk ka bërë ndonjë krim, por përkundrazi ka ngritur zërin për të parandaluar krimin, në cenimin e votës…Nëse ka këto mend të mos bëj betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkel Kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do te jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi”,Kërcënime në çështje të tilla (dhe sidomos me njerëz të tillë) ndaj presidentit, gjithmonë përfshijnë një shkallë të lartë të rrezikut, megjithatë, skenarët e mundshëm janë të gjithanshëm, aq sa sot në politikën shqiptare kurrë nuk duhet të thuash jo, ose po. Arsyeja është se qeveria kërkon të fitojë edhe një mandat tjetër në qëndrim të pushtetit. Sigurisht, paaftësia për të dalluar premtimet e dikurshme dhe ato të sotme , do të përballen gjithnjë e më shumë me “fakte” se tani duhet sulmuar presidenti, dhe sa për shkelje të parimeve demokratike nuk ka arsye për frikë vështirësi të tillë. Është një guxim dhe paturpësi që Ruci kërcënon dhe mesa duket për këtë njeri të heklurt nuk do të ketë asnjë problem, pasi qeveria ka rezerva, duke bërë të mundur të pamundurën pra atë që nuk duhet bërë. Nëse Ruci do të bëjë realitet kërcënimin atëherë ne do të durojmë çdo gjë – me përjashtim, ndoshta, të një revolte pakënaqësie brenda normave demokratike. Rrjedhimisht, qeveria mendon të keqen se në zgjedhjet e ardhshme mund të bie, pasi për të e rëndësishme është për të qëndruar në pushtet. Për më tepër, me tubime në hapësirë me ideologji populiste sot, në të ardhmen kjo qeveri do të jetë një zhgënjimi i përhapur do të jetë indinjata dhe zemërimi kundër saj. Gramoz Ruçi me anën e këtyre ndërhyrjeve dhe kërcënimeve ndaj presidentit, kryesisht kujdeset për të tërhequr vëmendjen, ndoshta për shkak se ai beson se në këtë lojë se është “shumë i mirë”, ashtu siç ka bërë në këto vite, duke dalë në momente dhe në kohën e duhur, atëherë kur PS e ka pasur pisk. Por ai para popullit të tij me këtë nivel të argumenteve është duke u përpjekur për të bërë përshtypje si brenda PS ashtu edhe dhe elektoratit. Është e zakonshme për popullin shqiptar që bien preh edhe kur kanë përball një thes miell të besojnë propagandën e tyre. Megjithatë, pjesa më e madhe nuk duket të jetë impresionuar në të njëjtën mënyrë sa simpatizantët dhe militantët e PS. Njerëzit në masë nuk janë zemëruar dhe as ngacmuar në lidhje me këtë kërcënim. Shumica janë ” në botën e tyre”, sepse janë duke luftuar për të mbijetuar në një vend ku nuk e dinë se çfarë do të agojë e nesërmja për ta, sidomos për sa i përket shtetit. Shkarkimi i presidentit dhe firmosja e Rucit nuk është një ndjenjë e përhapur në shoqërinë tonë, pasi nuk jemi mësuar me të tilla shkarkimesh. Sot është e qartë se nuk do të shkohet nëpër periudhën e depresionit edhe pse qytetarët nuk shohin dritë në tunel, nuk presin një dorë të fortë për të tërhequr ata nga mjerimi i tyre. Ata çdo ditë japin një betejë për mbijetesën, kështu nuk bën asgjë më përshtypje dhe papajtueshme me ekstremizmin dhe fenomeneve, të sjelljeve të ulëta, sharje dhe kërcënime, aq sa preferojnë që të mos i dëgjojnë dhe jo më të i besojnë. Gramoz Ruci si një politikan nga më të vjetrit dha shembullin më të keq, një shembull që nuk i shkon përshtat këtij. Nëse ky strateg ka dëshirë të shkarkoje dikë më i përshtatshëm për shkarkim do të kishte kryetari i partisë së tij…
Sigal