Shpërthimi që tronditi kryeqytetin, dalin detaje të reja. Kush janë 4 të plagosurit dhe si paraqitet gjendje e tyre

175

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, dhe si pasojë janë plagosur 4 persona dy prej të cilëve janë një çift bashkëshortësh dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Emrat e personave në fjalë janë Alma dhe Sokol Pirra (bashkëshortë me njëri-tjetrin), Ardanoel Serani 23-vjeç, kalimtar I rastësishëm dhe Eneda Nura 18 vjec, punonjësja e argjendarisë.

Mësohet se 23-vjeçari, Serani ka marrë lëndime të lehta ku sapo I është ofruar ndihma e parë është larguar nga ambientet e spitalit, ndërsa 18-vjeçarja ka marrë ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër, çifti i bashkëshortëve Pirra ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Terezqa” të cilët mësohet se janë edhe pronarët e arxhendarisë ku ndodhi shpërthimi.

Ndërkohë biznesi në fjalë ka shumë dëme materiale, ndërsa ngjitur me të ndodhen dhe disa biznese të tjera si kreperi dhe një biznes për organizimin e eventeve. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.