Sigal

23-vjeçari Vilson Brahja ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë pasi i vendosi tritolin banesës së Gazmir Dacit, i cili momentalisht është duke vuajtur dënimin në burg për vrasje.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 23 vjeçarin. Ai nuk ka pranuar të tregojë emrin e porositësit por ka treguar karakteristikat e tij.

Brahja ka pranuar autorësinë por ka thënë se është kontaktuar nga një person që nuk e njeh, ndërsa ka treguar se për vendosjen e tritolit ai kishte caktuar shumën prej 5 mijë eurosh.

23-vjeçari ka thënë se nuk e dinte se nuk e dinte se familjet Daci dhe Kolaveri ishin në hasmëri duke u justifikuar se tritolin e kishte vendosur për hall, ndërsa lajmin se e kujt ishte shtëpia e kishte marrë vesh më vonë.