Shpërthimi në minierën e Bulqizës, nxirren trupat e tre minatorëve kinezë

118
Pas 6 ditë operacioni kërkim-shpëtimi, janë nxjerrë sot nga miniera e Bulqizës trupat e pajetë të tre minatorëve kinezë. Operacioni nisi pasditen e djeshme por për shkak të kushteve u ndërpre, për të rinisur mëngjesin e sotëm.
Ndërkaq, rezulton se në nivelin 21 të galerisë ka ende prani e madhe inertesh. Mësohet se grupi i punës i angazhuar në heqjen e inerteve.
“Grupet e RISHMIT dhe Shërbimet e Policisë, pasi kanë arritur të fusin tubacionet duke rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit për pastrimin e ajrit nga gazi, si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen, duke gjetur të pajetë 3 shtetasit kinezë: -R.G, (specialist sigurimi i pusit); -H.J ( kryepunëtor); -H.A (punëtor).
Trupat e tre shtetasve kinezë janë nxjerrë nga miniera dhe po transportohen me autoambulancë për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditën e shtunë tre minatorët u bllokuan në nivelin e 21 të minierës për shkak të një shpërthimi të fuqishëm gazi.
Pas aksidentit të shpërthimit të gazit në minierë, ku mbetën të plagosur edhe tre minatorë kinezë, pala kineze dhe ajo shqiptare kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë gjatë këtij operacioni, i cili vazhdoi pa ndërprerje duke krijuar kushtet e përshtatshme në nëntokë për grupin e kërkim-shpëtimit dhe stafet inxhinieriko-teknike dypalëshe.
Grupi i i punës së qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv./ministri i Energjisë, Gëzim Musebelliu dhe grupi i punës i ambasadës kineze kanë qëndruar në vendngjarje duke ndihmuar në drejtimin dhe koordinimin e operacionit.