Shpërthimi në Fushë-Prezë, eksploziv banesës së një punonjësi policie në Aeroportin e Rinasit

497
Eksploziv banesës së një punonjësi policie në aeroportin e Rinasit. Nga të dhënat e para raportohet se lënda plasëse i ishte vendosur te dera e banesës shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas.
Sigal

Policia njofton se është informuar për shpërthimin me anë të një telefonate dhe ka nisur hetimet.

“Më datë 25.11.2016, rreth orës 02:25, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, në Fushë-Prezë, është dëgjuar një shpërthim”- njofton policia.

Mënjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë eksplozive.

“Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka patur vetëm dëme të lehta materiale”- thotë policia.

Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes, po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre.