Shpërthimi në Dardhas, Basha: Autoritetet të bëjnë gjithçka për të lënduarit

543
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e rëndë në fshatin Beragozhd të Dardhasit ku mbetën të plagosur të paktën 30 persona nga shpërthimi i një bombole gazi. Basha shkruan se ndan me mbarë shqiptarët lutjet që të mos ketë pasoja fatale ndërsa iu bën thirrje autoriteteve të bëjnë gjithçka për të lënduarit.

“Ngjarja e rëndë në Beragozhd të Dardhasit ku janë lënduar dhjetëra bashkëqytetarë ka shokuar mbarë vendin. Duke ndarë me mbarë shqiptarët lutjet tona që të mos ketë pasoja fatale, iu bëj thirrje autoriteteve dhe bluzave të bardha të bëjnë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë të lënduarve në mënyrë që të tejkalohen sa më parë pasojat e plagëve dhe lëndimeve që kanë marrë”, shkruan Basha.
BERISHA: TË MERREN MASAT PËR TË SHPËTUAR JETËN E TË PLAGOSURVE
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa u ka shprehur shërim sa më të shpejtë 30 të plagosurve nga shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në Dardhas, i ka bërë thirrje autoriteteve që të merren të gjitha masat e nevojshme për ta. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook”, Berisha theksoi se: “Një aksident tejet i rëndë në Dardhas nga shpërthimi në lokal i bombolës të gazit. Së paku 30 të plagosur të djegur, disa prej tyre rënde!! Të dashur miq, në Dardhas rrethi i Pogradecit sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident shumë i rëndë. Janë plagosur në një lokal dhe kanë djegie edhe të rënda mbi 30 rinj nga shpërthimi i një bombule gazi. Duke bërë thirrje që të behët gjithçka dhe të merren të gjitha masat për të shpëtuar jetën e të rinjve të plagosur, uroj dhe lutem së bashku me ta dhe familjarët për shërimin e tyre!”.
Sigal