Shpërthimi në Ballsh – Flasin mjekët – 4 të plagosur në QSUT me 40% djegie, një humbi jetën

556
Sigal

Mjeku i cili po kujdeset për të plagosurit tha se djegia është mesatarisht 40%, por dy janë në gjendje më të rëndë për shkak edhe të moshës.

Mjeku: Djegiet janë në sipërfaqe 40%, 2 i kemi problematikë sepse është mosha e tyre rreth 65 vjec dhe duan një kujdes më të madh. Por për prognozë shpresojmë që të jetë e zgjidhur dhe të bëhen mirë. Themi që ta përballojmë situatën, do të ndiqen ditë për ditë.  Dy të tjerët janë të moshës 44 vjeç, tjetri 53 dhe e përballojnë situatën

Dy prej punëtorëve që janë sjellë në Tiranë janë Kovaç Pasha nga Ballshi dhe Fatos Bushi nga Lalari, ndërsa nuk janë identifikuar dy punetorët e tjerë.

Sipas mjekëve të repartit të djegies, 2 prej të plagosurve që janë të moshës rreth 60 vjeç kanë 40 % djegie, ndërsa dy të tjerë të moshës 30 dhe 40 vjeç kanë 30% djegie në trupin e tyre.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme, 10 nëntor rreth orës 23:00. Nga kjo ngjarje humbi jetën 40 vjeçari Shkëlqim Muça.

Nga shpërthimi  është asfiksuar një zjarrfikës, Gramoz Fejzo.

Lexoni më shumë çfarë ndodhi mbrëmjen e 10 nëntorit: – Shpërthim në uzinën e naftës në Ballsh: Një i vdekur, pesë plagosen