Shpërthimi i eksplozivit në Tiranë, kush është 58-vjeçari i shpallur në kërkim

446
Sigal

Bëhen publike detaje të reja lidhur me shpërthimin me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet. Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë banesa e biznesmenit Vasil Stavri, i cili ka disa aktivitete në fushën e pastiçerisë.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur zonën, ndërsa Policia në një njoftim të pak minuitave më parë thotë se e ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.

Ka disa kamera sigurie në zone po ajo që e ka bërë më të lehtë largimin me shpejtësi të autorit është errësira në disa porfej rrugicave përrreth zonës. Burime bëjnë me dije se ndaj Stravrit është vendosur dhe më herët tritol, madje edhe në bizneset e tij.

Në zonën ku gjendet banesa e tij, jetojnë dhe disa gjyqtarë të njohur, dhe fillimisht u mendua se shpërthimi mund të lidhej dhe me ta.

Nga hetimet e para dyshohet e motivi i ngjarjes është një konflikt pronësie për pallatin në ndërtim.

Kjo ndërtesë ka qenë në pronësi të shtetasit Ar. Ba., i cili është shpallur tashmë në kërkim, deri në momentin që një bankë e nivelit të dytë ia ka konfiskuar për mosshlyerje detyrimesh të një kontrate të mëparshme.

Pas konfiskimit nga pronari i parë, prona ishte blerë nga shtetasi Vasil Stavro, dhe duket se kjo ka sjellë irritimin e Bardhit.