Shpërthimi i bombolës në Ybzerisht/ Policia: Janë lënduar lehtë bashkëpronarja dhe dy punëtoret

391
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda byrektores në zonën e Yzberishtit të Tiranë.

Policia e Tiranës njofton se nga shpërthimi i bombolës së gazit janë lënduar lehtë gruaja me iniciale K.S (bashkëpronarja e biznesit), si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Informacion Paraprak

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.