BULQIZË- Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme rreth orës 21:50 në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Ndonëse shpërthimi ka qenë i fortë, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale pasi makina është shkatërruar plotësisht.
Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në qendër të qytetit të Bulqizës, vetëm 30 metra larg Bashkisë.
Dyshimet e para të policisë janë se në mjetin tip “Audi” ishte vendosur një sasi tritoli në pjesën e përparme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore