Shpërthim me eksploziv në Shkodër

672
Një makinë është hedhur në erë ditën e sotme në Shkodër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Perash’, ku makina ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.
Nga shpërthimi, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri tani në pyetje është marrë pronari i makinës, i cili është shefi i financës në policinë kufitare, Admir Lishi, për të zbuluar nëse ka pasur konflikte të mëparshme.
“Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.”, -thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Sigal