Shpërthim i fuqishëm në Bulqizë

1570
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e minatorëve.

Burime nga policia thanë se një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Në shënjestër ka qenë një makinë.

Mjeti mësohet se është shkatërruar dhe fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Minatori’.