Shpërthen zjarr i fuqishëm në Kamëz pranë komisariatit të Policisë, evakuohen banorët përreth

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ambientet e një biznesi privat, pranë Komisariatit Nr.5 në Kamëz, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30.

Subjekti privat është një punishte duralumini, dhe mësohet se në ambientet e saj ka patur një depozitë vaji e cila ka marrë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë nisur punën për neutralizimin e flakëve të zjarrit. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Tiranës, kanë ardhur edhe ato të Durrësit.
Policia sakaq, ka evakuuar banorët e shtëpive rreth magazinës në Kamëz.

Nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa hetimet do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.