Shpërthen Nikollë Lesi: Më 11 maj ose rrëzoni Ramën ose ikni në shtëpi!

557
Sigal

Nga Nikollë Lesi

Deri tani Opozita, PD dhe LSI si dhe partitë e tjera realisht opozitare, kanë treguar durim duke e përmbajtur popullin me shumë kujdes që të mos djegë kryeministrinë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Natyrisht ka patur raste episodike përplasjesh mes policisë dhe radhëve të para të popullit të acaruar ndaj kryeministrit, por nuk ka qenë strategji e lidershipit opozitar. Deri më tani me sa duket Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë menduar se numri jashtëzakonisht i madh i njerëzve në shesh ka qenë një mesazh i qartë për kryeministrin, por edhe për ndërkombëtarët.

Kryeministri nuk don t’ia dijë, por sajon “opozitë të re” duke keqpërdorur emrin e familjes Hajdari me një vajzë me emrin Rudina si dhe ka ndërmend të shkojë në zgjedhje me 30 qershor. Ndërkombëtarët akoma janë në “drekat” me qeverinë dhe nuk duan të prishin oreksin e filluar që nga koha e Sajmir Tahirit, kur kabanisi bënte namin në Shqipëri, por ata thonin se “gjithçka ecën mirë”! Nuk mund të themi se gjithë kancelaritë e huaja janë nën këtë efekt kanabisi, pasi Italia dhe Gjermania me ambasadorët e tyre kanë reaguar duke kërkuar kryeministrit të bëjë hapa pas, sepse po rrezikohet stabiliteti si dhe investimet e tyre në Shqipëri.

Tani Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur me 11 maj protestën e radhës kundër kryeministrit Rama.

Populli deri tani i është përgjigjur nentë protestave madhështore, por ai është stopuar nga lidershipi opozitar që të mos e merrte vetë fatin e qeverisë në duar, duke e nisur në udhëtim pa kthim Edi Ramën.

Tani populli nuk duron dhe nuk pret më!

Me 11 maj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të lenë popullin të vendosë përfundimisht duke e larguar me çdo çmim kryeministrin si dhe për të vendosur një qeveri tranzitore për zgjedhje korrrekte që nënkupton çdo lloji demonstrate si dhe duke rrethuar ditë-natë kryeministrinë (pa ndalesë) ose lidershipi  opozitar të ikë në shtëpi.

Fatmir Mediu ishte më i qartë se kushdo sot, ai bëri thirrje për Revolucion dhe kalim nga protestat paqësore në protesta radikale. Edhe Berisha ka bërë thirrje për rrëzim të Ramës edhe sikur të plasi lufta kundër kryeministrit.