Sigal

Moderatori i njohur Adi Krasta, i ka kthyer një përgjigje të rreptë ambasadorit të OSBE-së, i cili ka treguar një sjellje me dy standarde ndaj Shqipërisë.

Adi Krasta: Turp të keni ambasadorë!

Për publikun shqiptar bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”, që shqipërohet ‘të të vijë turp’ e që u shkrua me shkrim dore në murin e hyrjes së shkallës, në ndërtesën ku jeton ambasadori i OSBE, Borchardt. Pse një grup të rinjsh i thanë ambasadorit: “turp të kesh”? (Transmetohet në video deklarata e ambasadorit për paratë që qarkullojnë nga kanabisi). Menjëherë pas kësaj deklarate të rëndësishme, thënë publikisht dhe në kohën e duhur, ambasadori u detyrua ta përgënjeshtrojë deklaratën e tij, gjithashtu publikisht, duke i dhënë një leje indirekte blerjes së votave dhe marrëdhënies të pandëshkuar me njerëz të dyshimtë nga ana e qeverisjes së Shqipërisë.

Kthesa që ambasadori Borchardt bëri, ishte në fakt e turpshme. Tërheqja e tij me bisht ndër shalë dhe burracakëria për të luftuar për logjikën e thjeshtë dhe interesat e popullit dhe jo të pushtetit meritonte një përgjigje gjithëaq publike. Turp, po ashtu duhet të kishte ambasadori më i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që statusquoja e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin të rezultonin me një qeverisje të devijuar. Kush hulumton shqipen do të duhej të kuptonte se ‘të kesh turp’ i thuhet një njeriu, pasi ka kryer një gjest të shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi, ose analize.

Ju informojmë se Lista e të turpëruarve në vendin tonë mbetet ende e gjatë.