Shpërndanin drogë në Elbasan, dy vëllezërit kapen ‘mat’

142

Dy vëllezër kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke shpërndarë drogë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.