Shpërdorim detyre, Apeli ndryshon masën për ish-përgjegjësin e ALUIZNI

505
Sigal

SHKODER– Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj përgjegjësit të ALUIZNI-t, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Rudi Beci me detyrë përgjegjës në sektorin e legalizimeve në këtë drejtori u arrestua nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se në bashkëpunim me ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Shkodër Besnik Kastrati, kanë kryer legalizimin e disa objekteve në kundërshtim me ligjin gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013.
 
Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër Besnik Kastrati dhe Rudi Beci me detyrë përgjegjës në sektorin e legalizimeve në këtë drejtori u arrestuan me 2 tetor.
 
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën “arrest me burg” për Besnik Kastratin dhe Rudi Becin, ndërsa Apeli ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj Becit.