Shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit u rritën me 10% në 4-mujor

539
Sigal

Shpenzimet buxhetore për shlyerjen e interesave të borxhit i kthehen rritjes, edhe pse pagesat janë ende poshtë planit të qeverisë për 4-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, shpenzimet për interesat të borxhit arritën, në janar-prill, në mbi 10 miliardë lekë, duke u rritur me 10% në krahasim me fundin e vitit që shkoi. Rritja prej 1 miliard lekësh i takon shpenzimeve për shlyerjen e interesave të borxhit të brendshëm, të cilat arritën në 8.2 miliardë lekë në 4-mujorin e parë nga rreth 7,2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se, normat më të larta të interesit për borxhin afatshkurtër gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar kanë nxitur rritjen e shpenzimeve. Fondi Monetar Ndërkombëtar, vitet e fundit, ka shtuar intensitetin e lajmërimeve për rreziqet që mbart borxhi i lartë. Aktualisht Shqipëri ka nivelin e borxhit të jashtëm në rreth 70 % të PBB, por, sipas FMN edhe dhe niveli 60% i borxhit është një rrezik i madh për shkak të nevojave të larta për rifinancimin e tij. Me rrezik shihet mbështetja e madhe e borxhit të brendshëm në sektorin bankar (bankat zotërojnë 60% të borxhit të brendshëm publik në fund të vitit 2017). Kështu rreziku i financimit është përkeqësuar nga përqendrimi i lartë i borxhit i brendshëm në disa banka vendase, ka vlerësuar Fondi. Borxhi publik, sipas parashikimeve të skenarit bazë të FMN, është i ndjeshëm ndaj një sërë rreziqesh që dalin nga profili të financimit. Edhe pse qeveria shqiptare ka nisur zgjatjen e afateve të maturimit rreziqet e rifinancimit mbeten të larta, pasi rreth dy të pestat i borxhit të qeverisë qendrore ishte afatshkurtër në fund të vitit 2017. Rreziku i normës së interesit do të jetë më i lartë, për shkak të normave të interesit në rritje. Sikur tregu sekondar i letrave me vlerë ishte më i zhvilluar, likuid, rreziku i normave të interesit do të ishte edhe më i lartë. Një faktor tjetër lehtësues konsiderohet rritja e financimeve nga donatorët e jashtëm. Së fundmi, rreziku nga kursi i këmbimit do të rritet me zgjerimin e borxhit në valutë, por niveli i kënaqshëm i rezervave ndërkombëtare të Shqipërisë i zbeh këto rreziqe. Skenarët alternativ të borxhit marrin në konsideratë rreziqet ndaj skenarit bazë, nëse rriten ndjeshëm normat e interesit dhe nëse rritja ekonomike dobësohet. Rreziqet kryesore lindin nga rritja ekonomike e ngadaltë e kombinuar me një rritje të mprehtë të normave e interesit lajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar.