Sigal

Dy këmbësorë humbën në 24 orë. Në Berat viktimë mbeti një 78-vjeçar, ndërsa në juglindje një i ri. I moshuari po ecte si këmbësor, kur u përplas për vdekje në Berat nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi. G

oditja ka qenë aq e fortë sa e ka ngritur të moshuarin në ajër dhe e ka përplasur me një tjetër makinë të parkuar buzë rrugës. Në një skenë thuajse identike, Taulant Hoxhalli, 27 vjeç humbi jetën mbrëmjen e së mërkurë në aksin Pogradec-Korçë.

Burime policore thanë se ai po kalonte rrugën kur u përplas nga një makinë që dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi. Drejtuesi i makinës u shoqërua në Polici. Trupi i pajetë raportohet se qëndroi për gati një orë i shtrirë në rrugë në pritje të ambulancës.

Burimet thanë se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës në kryqëzim por dhe shpejtësia e lartë e lëvizjes.