Shpejtësi e çmendur në Tiranë – Durrës, policia: Kjo është e papranueshme

149

Në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve policia Rrugore doli sërish në aksion në aksin Tiranë – Durrës.

Por edhe pse ditë me shi sërish janë hasur drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi të madhe.

Për pasojë janë pezulluar 18 leje drejtimi.

“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti. 143 – 179 Km/h . E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge. 18 Leje Drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjesit”- njofton policia.

Por ka edhe një apel ndaj drejtuesve.

“Festoni, argëtohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, është apeli i policisë.