Shpallja e “Ditës Botërore të Bletëve”

621
Rezoluta që shpall datën 20 maj si Ditën Botërore të Bletëve u miratua në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor.
Më 17 nëntor, kjo Rezolutë u miratua njëzëri në Komitetin Ekonomik dhe Financiar (Komiteti i Dytë) i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me mbështetjen e përbashkët të115 shteteve, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë, Kinën, Federatën Ruse, Indinë, Brazilin, Argjentinën, Australinë, si dhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Bletët dhe pjalmuesit e tjerë janë shumë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sigurinë globale të zinxhirit të furnizimit ushqimor. Një në tre lugë ushqim varet nga pjalmimi. Me anë të pjalmimit të kulturave, ato gjithashtu sigurojnë një burim të rëndësishëm të vendeve të punës dhe të tëardhurave për fermerët, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për vendet në zhvillim. Një studim ndërkombëtar i Platformës Politiko-Shkencore Ndërqeveritare për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) vlerëson se prodhimi vjetor global i ushqimit, i cili varet nga pjalmimi, ka një vlerë që varion nga 235 deri në577 miliardë dollarë. Përveç kësaj, bletët gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e natyrës. Studimet e agjencive të OKB-së dhe Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës tregojnë se popullatat e bletëve dhe popullatat e pjalmuesve të tjerë janë ulur ndjeshëm, duke i bërë ato gjithnjë e më shumë të rrezikuara.
Për këtë arsye, Republika e Sllovenisë, me iniciativë të Shoqatës së Bletarëve Sllovenë, filloi procedurat, pranë Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015, për shpalljen e Ditës Botërore të Bletëve dhe propozoi një rezolutë që do të theksonte rëndësinë e bletëve dhe të pjalmuesve të tjerë. 
Me rastin e miratimit të Rezolutës së lartpërmendur, Sllovenia organizon një ekspozitë dhe pavijon interaktiv të titulluar ˝Bota e Bletëve˝, që zgjat që nga data 11 deri më 22 dhjetor 2017, në selinë e Kombeve të Bashkuara (Hyrja e Delegatëve). Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit, z. Dejan Židan, i cili do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, do të organizojë edhe një pritje për diplomatët, përfaqësuesit e medias dhe aktorë të tjerë.
Sigal