Shpallet në kërkim Shefi i Rendit të Kurbinit

576
Shefi i Rendit të Kurbinit, Ylli Vata eshte vendosur nen hetim pasi dyshohet se eshte pjesë e zinxhirit kriminal dhe bashkëpuntor në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin arrest me burg për Vata-n.
Dy ditë më parë një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është arrestuar në Shkodër. Ardjan Loci 45 vjeç është ndaluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).
Edhe i ai dyshohet për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit.
Më herët, gjatë këtij viti janë arrestuar edhe dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, për çështjen e kanabisit.
Është arrestuar shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Vlorës, Haki Hasanbegaj si i dyshuar për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Vlorës.
Sigal