Shpallet i pafajshëm i akuzuari si bashkëpunëtor i Mark Frrokut në vrasje

544
Kristjan Marinaj i cili akuzohej për bashkëpunim në vrasje me paramendim është shpallur i pafajshëm nga gjykata. Marinaj akuzohej si bashkëpunëtor i ish-deputetit Mark Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë.

Më 21 shkurt Prokuroria kërkoi për Marinaj dënimin me 16 vite burg, por Gjykata i dha atij pafajësinë.

Ndërsa pretenca për Frrokun do të mbahet nesër. Disa ditë më parë pretenca u shty për shkak të mungesës së Prokurores Anisa Qilimi.
Sigal