Shpallen qytetarë nderi 4 invalidët e luftës në krahinën e Shpiragut

532
Sigal

Flasin Xhezmi Malasi shefi i propagandës së Organizatës së Veteranëve dhe sekretari i invalidëve të luftës, Tajar Baxhija

Komuna e Sinjës me kërkesë të Organizatës së Veteranëve dhe të Invalidëve të Luftës, ka shpallur “Qytetar Nderi” katër invalidët e luftës të krahinës së Shpiragut. Ata janë Hekuran Olldashi, Myrteza Lika, Bakush Blana dhe Hysen Zeka, të cilët janë plagosur rënd në luftën për çlirimin e vendit. Historia e Luftës Nacional Çlirimtare në krahinën e Shpiragut është e skalitur në pllaka mermeri të vendosura në banesat e tyre, në memorialë dhe në lapidare përkujtimore. Kjo krahinë këtë vit është e përfshirë në shumë data historike të Luftës Nacional Çlirimtare. Dëshmorëve e kësaj krahine që dhanë jetën për çlirimin e atdheut të tyre janë 70. Madje rreth 70 për qind e ngjarjeve në rrethin e Beratit, i takojnë kësaj treve. Nga kjo zonë u radhitën në formacionet partizane 400 partizanë e partizane. Ndër këta trima kanë qenë dhe 4 invalidët e luftës që u plagosën në disa beteja për çlirimin e vendit nga okupatorët e huajë dhe tradhtarët e vendit.

Xhezmi Malasi

Xhezmi Malasi shefi i propagandës së Organizatës së Veteranëve tregon se i ka rënë në dorë blloku i shënimeve që kishte shkruar njëri nga invalidët e plagosur rënd, ku faqet e tij kishin marrë ngjyrë të verdhë, për arsye të kohës. Ata shkruanin me shkronja që i kishin mësuar në kurset partizanë nëpër male. “Plagët nuk thahen gjatë jetës dhe me plagë në trup, ne do të vazhdojmë si dje në luftë edhe sot, për ndërtimin e atdheut tonë të dashur, ku dhanë jetën 28 mijë dëshmorë. Të katër këta invalid të luftës, pas çlirimit, kanë punuar nëpër institucione të ndryshme shtetërore dhe në zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë, e cila njihet si një nga zonat më të mira për prodhimin e frutikulturës, pemëtarisë dhe blegtorisë etj.. Krahina e Shpiragut këtë vit ka festuar dhe do të festojë një numër të madh datash historike si 70-vjetorin e Formimit të Këshillit Nacional – Çlirimtarë të krahinës. Betejën e parë të Palikështit, krijimin e çetës partizane të “Mali Bardhë”, batalionin e Shpiragut, Formimin e grupit të dytë partizanë të Qarkut Berat. Kjo krahinë nuk iu përul asnjë herë të huajve. Gjermanët në shenjë hakmarrje kanë djegur 700 banesa të krahinës së Shpiragut. Kontributi i tyre le të jetë një mbrojtje dhe transmetim bazë për brezat e rinj, pasardhësit e veteranëve dhe pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve për ngjarjet historike të kësaj krahine e banorëve të saj”, thotë Malasi.

Tajar Baxhija

Sekretari i invalidëve të luftës, Tajar Baxhija shprehet: “Ne sot jemi krenarë kur respektojmë emrat të tillë si 4 invalidët e luftës të krahinës së Shpiragut, të cilët me kërkesën e Organizatës së Veteranëve dhe të Invalidëve të Luftës, Komuna Sinjë i shpalli qytetarë nderi të kësaj krahine. Të respektosh luftëtarët, veteranët dhe dëshmorët është një akt i nderuar. Ata në lulen e rinisë morën plagët e tyre në trup kur në atë kohë ata ëndërronin për një jetë më të mirë, me një atdhe të lirë. Qysh në vitet 1943 në krahinën e Shpiragut mbizotëronte një situatë e shëndoshë politike, atdhetare, një situatë e solidariteti, bashkimit të çetës territoriale e çdo fshati në luftë kundër Italisë fashiste. Këtë lavdi e heroizëm banorët e kësaj krahine e shprehen gjatë operacionet kundër armikut që kërkonte të pushtonte krahinën e Shpiragut. Trimat e Shpiragut i treguan fashistëve italianë një forcë, ku mbetën gjatë betejës vitit 1943 të vrarë 100 italian fashistë”, tha Baxhija.

U vlerësuan

-Hekuran Olldashi

-Myrteza Lika

-Bakush Blana

-Hysen Zeka