Shorti ne KQZ – Kërkohen auditues për partitë

71
Zgjedhjet po afrojnë dhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve mungojnë aplikimet për auditues për financimet e fushatave të partive politike.

KQZ i bëri thirrje audituesve që të aplikojnë për të marrë pjesë në auditimin e partive politike dhe të paraqesin dokumentacionin e plotë të kërkuar për aplikim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri thirrje për të gjithë ekspertët kontabël të aplikojnë për të qenë pjesë e auditit të financave të partive politike në zgjedhje.

Drilona Hoxhaj: Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ përmes një shorti transparent do të përcaktohen ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2016 të partive politike

Ekspertët të cilët do të aplikojnë duhet të kenë jo më pak se 5 vite eksperiencë, të mos ketë marrë masa disiplinore, të mos ketë patur aktivitet politik në 5 vitet e fundit dhe as kandidat për deputet apo për njësinë vendore në zgjedhjet pararendëse si dhe të mos ketë ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit të partive politike.