Shoqërimi i banorëve te ‘Petro Nini’, reagon Sandër Lleshaj, ‘dush të ftohtë’ policëve

546
Sigal

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Shtetit pranë banesës tek “Petro Nini”, ku ka shoqëruar disa persona.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Lleshaj, shprehet:

“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë. PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka dhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!”