Shoqata Shqiptare e Bankave nënshkruan memorandium bashkëpunimi me SHSSH dhe SH.SJ.P.FI

519
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (SHSSH), dhe Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve (SH.SJ.P.FI), nënshkruan më datë 13 shtator 2017 Memorandumin e Bashkëpunimit. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, drejtorë të përgjithshëm të bankave dhe shoqërive të sigurimit, si dhe ekspertë të sektorit financiar. 
Përfaqësuesit e shoqatave, u shprehën se palët priren nga sinergji pozitive që së bashku t’i bëjmë gjërat edhe më mirë. Nëpërmjet bashkëpunimit të hapur dhe transparent; nëpërmjet formave të ndryshme të diskutimit në tryeza të rrumbullakëta, seminare, forume apo konferenca; nëpërmjet përgatitjes së projekteve, propozimeve apo problematikave; nëpërmjet trajnimeve profesionale për bashkëveprimin e produkteve dhe shërbimeve financiare bankare dhe atyre të sigurimit të jetës dhe jo-jetës; shkëmbimit të informacionit dhe publikimeve të përbashkëta, palët synojnë të sjellin risi në treg në emër të zhvillimit të sektorit financiar në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë.
Sektori financiar ndjen domosdoshmërinë e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në interes të ofruesve dhe përdoruesve të produkteve dhe shërbimeve financiare.
Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mundëson kontribut më eficient të palëve në dobi të zhvillimit të sektorit bankar dhe atyre në fushën e sigurimit të jetës dhe jo-jetës.
Sigal