Shoqata “Labëria”-“Nderi I Kombit” Organizon Takim Me qytetar të Kosovës që kanë emra me prejardhje nga Labëria

1473
Sigal

Në kuadrin e Vitit të Skënderbeut, 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kuvendit të 6-të të Labërisë, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” “Nderi i Kombit” organizon një takim me qytetarë të Kosovës që kanë emra me prejardhje nga Labëria. Takimi do mbahet ditën e martë, datë 19 Qershor Ora 17.00, “Salla e Kuqe”, Pallati i Rinisë Prishtinë.

  1. Veprimtaria do moderohet nga Alert Çeloaliaj, Regjisor
  2. Fjala përshëndetëse nga anëtarja e kryesisë të Shoqatës “Labëria”, Drejtoreshë e Institutit Pedagogjik të Kosovës, Znj. Labëri Luzha.
  3. Fjala e Rastit: “Mbi Jetën dhe veprimtarinë e Shoqatës “Labëria” “Nderi i Kombit” nga Kryetari i Shoqatës Prof. Dr. Ago Nezha.
  4. Përshëndetje nga Kryetari i Nderit të Shoqatës “Labëria” Akademiku Rexhep Qosja.
  5. Përshëndetje nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Z. Qemal Minxhozi.
  6. Kumtesë mbi Rolin e krahinës së Labërisë në luftërat për Liri, Pavarësi, Çlirim Kombëtar dhe shoqëror, nga Prof. Dr. Pëllumb Xhufi.
  7. Koncert nga Grupi Lab “Çipini” “Mjeshtër i Madh”, vogëlushi Gabriel Patoshi nga Malësia e Madhe dhe artistë kosovar.
  8. Recitime nga Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu “Mjeshtra të Mëdhenj”.
  9. Përshëndetje nga salla, vajza dhe djem me emra Lab.