Shoqata “Labëria”: Çështja came, çështje kombëtare shqiptare

530
Sigal

 Gazeta Telegraf/

Shoqata Atdhetare
Kulturore “Laberia” ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit politike  në rajon si dhe kursin e marrëdhenieve
shqiptaro-greke. Në këtë kontekst përshendesim deklaratën e Komisionierit Han,
për adresimin e çështjes çame në bisedimet dypalëshe zyrtare midis Athinës dhe
Tiranës dhe në të njëjtën kohë nxitim qeveritë e të dy vendeve për të vendosur
në axhendën e tyre të bisedimeve këtë plagë të vjetër e të dhimbshme në marrëdhëniet
midis dy vendeve. Çështja çame është një një çështje kombëtare shqiptare  dhe i prek ata, kudo ku jetojnë. Ajo nuk
është thjesht një çështje pronash, por një një çështje e të drejtave dhe lirive  të njeriut, një çështje thellësisht evropiane
që kërkon zgjidhje sipas të gjitha konventave evropiane që janë në fuqi dhe që
janë nënshkruar nga të dy shtetet. Shoqata Atdhetare  Kulturore 
“Laberia”, gjatë gjithë ekzistencës së saj ka qenë aktive në mbështetje
të plotë të zgjidhjes së çështjes çame. Do të ishte në dobi të paqes dhe
stabilitetit në rajon, abrogimi i ligjit absurd të luftës që mban peng dhe në
sekeustro pronat e gjithë qytetarëve shqiptarë si dhe të diskutimit nëpërmjet
komisioneve të përbashkëta të të gjitha çështjeve të hapura të së kaluarës, në
mënyrë të tillë që të mos mbajnë peng të ardhmen.

Kryesia e Shoqatës
Atdhetare  Kulturore  “Laberia”, “Nderi i Kombit”